Maqedoni

VENDIMET NGA MBLEDHJA E 31-TË E QEVERISË:

31.03.2020 12:44

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 31-të, në bazë të konkluzioneve nga takimi i 14-të i Shtabit kryesor koordinues të krizës , për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e futjes dhe të  përhapjes së virusit korona, COVID-19, vendosi të kërkojë nga NATO të aktivizohen mekanizmat për mbrojtje civile në kushte të gjendjeve të jashtëzakonshme në Qendrën Euro-atlantike për përgjigje të koordinuar në raste të katastrofave (Euro-Atlantic Disaster Response Coordination Centre – EADRCC), dhe angazhoi grup pune të udhëhequr nga Sekretariati për Çështje Evropiane,   i cili  koordinon ndihmën ndërkombëtare,  që të përgatisë listën  me prioritet për të cilën është e nevojshme asistencë në të ardhmen nga këto mekanizma.
 
Qeveria në mbledhjen e 31-të , miratoi ndryshime të Dekretit për kufizim të lëvizjes që t’u dalë  në ndihmë pronarëve të kafshëve  shtëpiake. Me këto ndryshime dhe plotësime, vërtetohet se gjatë fundjavave, pronarët mund t’i shëtisin kafshët e tyre shtëpiake  gjatë periudhës kohore 20:00 – 20:30, por jo më larg se 100 metra nga ndërtesat ku banojnë siç ka propozuar Oda Veterinere e RMV-së.
 
Qeveria thekson se edhe më tutje vlejnë të gjithë kufizimet, mes të cilët edhe ndalesa për grumbullim të më shumë njerëzve në një vend.
 
Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për rishpërndarje të përkohshme  të mjeteve IPA,  në dispozicion nga llogaritë devizore përkatëse të dedikuara për implementimin e programeve IPA në buxhetin e RMV-së,  në funksion të ballafaqimit me krizën e krijuar si rezultat i virusit Kovid-19 dhe e ngarkoi Ministrinë e Financave,  të kërkojë miratim nga shërbimet adekuate të Komisionit Europian,  për shfrytëzim të përkohshëm të bilanceve të mbetura të mjeteve IPA nga programet  TAIB 2009, TAIB 2010, TAIB 2011 dhe IPA Komponentët III, IV dhe V  , me qëllim menaxhimin e krizës.
 
Pas marrjes së pëlqimit nga ana e Komisionit Europian, Ministria e Financave do t’i shpërndajë mjetet në xhirollogaritë përkatëse , të cilët do të jenë të dedikuara në funksion të menaxhimit të krizës së krijuar si rezultat i virusit COVID-19.
 
Si konkluzion plotësuese në lidhje me këtë, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave t’i kthejë mjetet e huazuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të krizës, gjegjësisht, në afat dhe në përputhje me orientimet që do t’i marrin nga Komisioni Europian.
 
Qeveria e RMV-së,  në këtë mbledhje e shqyrtoi dhe miratoi Protokollin për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut të diplomatëve të huaj të akredituar në vend dhe anëtarëve të familjeve të tyre dhe e ngarkoi Ministrinë e Punëve të Jashtme , që menjëherë t’i lajmërojë të gjitha përfaqësitë diplomatike – konsullore të huaja , të akredituar në RMV,  për Protokollin e miratuar.
 
Në bazë të Protokollit, diplomatët e huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre gjatë hyrjes në vend, në parim nuk duhet të përjashtohen nga masa për karantinë të domosdoshme. Me qëllim që të respektohet Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe në të njëjtën kohë të respektohen rregullat dhe ligjet nacionale (të cilët diplomatët në pajtim me konventën e Vjenës duhet t’i respektojnë),  masa karantinë shtetërore,  do të aplikohet aq sa është e domosdoshme.
 
Për zbatimin e këtyre masave ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë.
 
Në mbledhje u miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme , me të cilën rregullohet kryerja e kujdesit intensiv dhe trajtimit të pacientëve të sëmurë me sëmundjen infektive COVID-19, në rrjetin e institucioneve shëndetësore,  gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme nga institucionet shëndetësore private, të cilët nuk janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
 
Me ndryshimet dhe plotësimin e Dekretit , mundësohet kryerje e shërbimit për detektimin e virusit korona COVID-19 në laboratorë mikrobiologjikë në rrjetin e institucioneve shëndetësore, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme edhe nga institucionet shëndetësore private të cilët nuk janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për dhënien e këtyre shërbimeve, në kushte të Vendimit të miratuar për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
 
Në bazë të  Vendimit për përcaktimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme,  me të cili n vërtetohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e RMV-së, për periudhën prej 30 ditëve,  për shkak të mbrojtjes dhe menaxhimit të  pasojave nga përhapja e virusit korona (COVID-19)  dhe në bazë të nenit 126, paragrafi 1, nga Kushtetuta e RMV-së, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore, për zbatimin e Ligjit për standard të nxënësve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, Programi për ndryshim të Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin e nxënësit për vitin 2020  dhe Programi për ndryshim të Programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë të standardit studentor për vitin 2020.
 
Duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend, si dhe me ndryshimet në Programet për standard të nxënësve dhe studentëve, me këto Dekrete me fuqi ligjore , do të mundësohet që konviktet e nxënësve dhe studentëve të shfrytëzohen si kapacitete për vendosjen e qytetarëve,   për parandalimin e përhapjes së virusit korona (COVID-19).
 
Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për afatet e procedurave gjyqësore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme,  për veprim të Gjykatave dhe Prokurorive Publike, në bazë të së cilit, ligjet dhe afatet e mëparshme për ngritjen e padisë në procedurë gjyqësore, padi private në procedurë penale, propozim për ndjekje penale, propozim për vendosjen e procedurës jashtë gjyqësore, paraqitja e kërkesave për përmbarim të detyrueshëm, procedura për sigurimin e kërkesave, padi për ngritjen e procedurës administrative, fillimin e procedurave para Gjykatës Kushtetuese ose fillimin dhe ngritjen e procedurave të tjera gjyqësore, pushojnë së zbatuari në kohën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti derisa gjendja e jashtëzakonshme të mos ketë pushuar.
 
Afatet ligjore dhe të prekluzionit për deklarimin e mjeteve ligjore, mjeteve juridike, ose ndërmarrjen e veprimtarive të procesit në procedura ,  ndërpriten të veprojnë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme!
 
Në procedurat penale dhe kundërvajtëse, afatet e paraqitjes së ankesës ose parashtresa në vendimet me të cilat përfundon procedura, si dhe deklarimi i mjeteve juridike të jashtëzakonshme, pushojnë së zbatuari gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
 
Me ketë Dekret,  dhënia e akteve udhëzuese për shqiptimin e dënimit me burg deri në tre vite, anulohet deri me 1 shtator të vitit 2020, përveç lendeve ku ekziston rrezik për vjetrimin e ekzekutimit të dënimit.
 
Gjykatësve - porotë të cilëve u ka skaduar mandati gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me fuqi të këtij Dekreti, mandati u vazhdohet deri në përfundimin e procedurës për lëndën gjyqësore. Gjykatat në RMV,  janë të obliguar t'i përmbahen vendimit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së gjatë trajtimit, caktimit dhe mbajtjes së seancave, për veprimin e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  në kushte të rrezikut të shtuar të virusit KOVID-19, të datës 17.03.2020.
 
Me ketë Dekret,  angazhohen prokurorët publikë,  që zbatimin e funksionit të Prokurorisë Publike, ta  organizojnë dhe zbatojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuara në lidhje me virusin COVID-19.
 
Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për plotësimin e Vendimit për kushte të veçanta për tregti të disa mallrave. Me këtë propozim-vendim , tregtarëve  të agrumeve të freskëta ose të thara: portokaj, mandarina, klementina, grejpfrut dhe limon, me numër tarifor 0805, u ndalohet të kryejnë tregti me pakicë konsumatorëve përfundimtarë në objektet të cilët janë të dedikuar për tregti me shumicë të këtyre mallrave (depo, depo për tregti me shumicë, tregje për tregti me  shumicë dhe lokale të tjera biznesi,  që plotësojnë kërkesat e përcaktuara me ligj dhe rregullore të tjera).
 
Vendimi është propozuar me sugjerimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, pasi inspektorët kanë konstatuar se në vend , tregtarët me shumicë manipulojnë dhe shfaqin qarkullimin e realizuar në pjesë më të madhe nga tregtia me pakicë  dhe jo nga tregtia me shumicë edhe pse të njëjtët nuk në dispozicion objekte shitje të dedikuar për tregti me pakicë.
 
Në mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe akteve të tjera në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut",  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas Dekretit, shpallja e ligjeve dhe rregulloreve të tjera, akteve dhe botimi në  buletinin zyrtar  "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme,  do të kryhet vetëm në formë elektronike.
 
Miratimi i këtij Dekreti,  ka për qëllim të zvogëlojë shpenzimet e Ndërmarrjes Publike "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së  Veriut" në lidhje me botimet e shtypura dhe shpërndarjen e tyre, duke rritur kështu efikasitetin e procesit të botimit të Dekreteve me fuqi ligjore dhe rregulloreve të tjera, me qëllim që ato të vihen menjëherë në dispozicion të publikut të gjerë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e tërësisht do të ndërpritet nevoja për shpërndarje të menjëhershme të botimeve të shtypura për përdoruesit përfundimtarë, që është në përputhje me masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së KOVID-19.
 
Qeveria e RMV-së në mbledhjen e 31-të,  miratoi Dekretin me fuqi ligjore për  zbatimin e Ligjit për sistemin hekurudhor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin rregullohet kompensimi i shpenzimeve gjatë  kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe rregullimin e pagesës së të ardhurave nga shitjet e parealizuara e biletave, për ato trena të udhëtarëve që pezullohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe rregullimin e pagesës së të ardhurave të parealizuara, në bazë të një kompensimi për përdorimin e infrastrukturës hekurudhore.
 
Në mbledhje n e 31-të, Qeveria gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi inspektimet e kryera më 27, 28 dhe 29 mars 2020.