Maqedoni
Shoqata Humanitare “Dora kërçovare” ndau pako me produkte ushqimore për familjet e varfra të Kërçovës
31.03.2020 14:42
Për 30 familje me status të rrezikuar social të Kërçovës, Shoqata Humanitare “Dora kërçovare”...

Për 30 familje me status të rrezikuar social të Kërçovës, Shoqata Humanitare “Dora kërçovare” ndau paketa humanitare me produkte ushqimore dhe mjete higjienike. Kryetari i shoqatës, Hadi Beshiri, tha se “ky aksion realizohet me ndihmat e grumbulluara financiare të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe afaristëve vendorë, me të cilat jemi përpjekur që në këtë periudhë të pandemisë globale, sadopak të zbusim gjendjen e familjeve në nevojë”.
Kryetari Beshiri bëri të ditur se Shoqata “Dora kërçovare” do të vazhdojë edhe në të ardhmen të organizojë aksione të këtilla që do të ndihmojnë familjet skamnore të kësaj ane.
