Maqedoni

Nuk ka Ebolla në Maqedoni

11.10.2014 18:34

Ebola në Maqedoni nuk ka. Këtë e ka konstatuar Laboratori i Hamburgut, pas kryerjes së analizasve për pacientin Britanik që ndërroi jetë në njërin nga hotelet në Shkup...

Kështu ka deklaruar drejtoresha e sektorit për mbrojtje parandaluese shëndetësoere Jovanka Kostovska, e cila ka shtuar se analizat kanë dalë sipas pritjeve dhe menjëherë është ndërprerë edhe karantina për personat që gjendeshin në hotelin e njëjtë dhe në ambientet e klinikës infective në Shkup ku ndodheshte personeli që kishte bartur dhe kontrolluar pacientin.
 
“Menjëherë janë filluar të gjitha procedurat për përgatitjen e autopsisë të trupit të personit të ndjerë me qëllim të dëshmisë për arsyen e shkaktimit të vdekjes. Kjo është tepër e rëndësishme për shkak se pacienti ka ndërruar jepër në një periudhë tepër të shkurtër, prej kur është hospitalizuar, dhe e njëjta shfaq edhe obligim ligjor. Siç potencova më shumë herë, edhe pse siç kalonte koha më tepër ishim të bindur se nuk bëhet fjalë për Ebolën, por në çdo rast ishim të obliguar të veprojmë sipas të gjitha protokollëve botërorë, të cilat kanë të bëjnë me këtë sëmundje infektuese serioze dhe të rrezikshme”, shprehet dr. Jovanka Kostovska nga sektori për mbrojtje parandaluese shëndetësore. 
 
Drejtorei i Klinikës infektive, Zvonko Milenkoviq, ka deklaruar se ndaj pacientit në fjalë, kanë vepruar sipas simptomave të paraqitura dhe protokollëve mjekësor.
 
“Prezentimi klinik për këtë sëmundje është posaçërisht jospecifike,  respektivisht manifestohet me simtomatologji klinike e cila mund të jetë shkaktuar nga numër i madh i ndryshëm i situatave infektive dhe të tjera klinike, të cilat mund të kontribuojnë në diçka të tillë. Gjithsesi se patologjia infektive nuk përfundon me detektim dhe hulumtim të Ebolës, por gjurmët fillestare siç kishit mundësi të ndëgjoni lidhur me induktorin inicial të këtij sindromi klinik të kësaj sëmundje janë ende janë lëndë e investigimit të mëtejmë”, shprehet drejtor i klinikës për sëmundje infektive, dr. Zvonko Milenkoviq.
 
Drejtoresha Kostovska ka shtuar që edhe pse vazhdimisht largoheshin dyshimet për ekztistimin e Ebolës, patjetër duhej të veprohej në këtë mënyrë pasi, çdo mënyrë tjetër e veprimit në situatë të këtillë, është improvizim i rrezikshëm të cilin nuk duhet ta lejojë anjë sistem shpëndetësor në botë.
 
MEFAIL ISMAILI