Maqedoni
“Transportuesi”, 8 vite burg për ish kreun e Manastirit, Taleski
31.03.2020 15:31
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin me 8 vjet burg....

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin me 8 vjet burg, përfshirë kohën e kaluar në arrest shtëpiak për ish-kryetarin e komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i akuzuar në lëndën “Transportuesi”. Për lëndën e njëjtë kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Dorilla Kacarska, udhëheqësit e atëhershëm financiar në komunën e Manastirit i shqiptoi dënim prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa me dy deri në tre vjet burg janë dënuar gjithsej dhjetë përfaqësues të kompanive të transportit.
Dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të ndërmarrjeve. Në rastin “Transportuesi” u akuzuan gjithsej 21 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurosh. Lënda për rastin “Transportuesi” u hap nga Prokuroria Speciale Publike, ndërsa e udhëhoq nga gjykatësja, Dobrilla Kacarska.
GYLTENE SINANI
