Maqedoni

Brenda 24 orëve 44 raste të reja, MSh-së: Humbin jetën 2 persona nga Covid-19

31.03.2020 16:50

Dy burra humbën jetën nga virusi Korona.....

Dy burra humbën jetën nga virusi Korona. Ministra e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën Infektive në Shkup, nga Covid-19 kanë humbur jetën një 78 vjeçar nga Dibra dhe një 45 vjeçar nga Kumanova.
 
Viktima nga Dibra ka vuajtur nga bronkiti obstruktiv kronik dhe hipertension, ndërsa viktima nga Kumanova ka vuajtur nga diabeti dhe ka qenë obez. Me këtë numri i të vdekurve në vend nga Covid-19 shkon në 9. Në 24 orët e kaluara janë realizuar 392 teste dhe janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend, ky është numri më i lartë i të infektuarve në një ditë nga fillimi i pandemisë.
 
Më të infektuarit më së shumti janë nga Kumanova - 23, 12 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 3 nga Manastiri, 2 nga Struga dhe një nga Shtipi dhe Prilepi. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 shkon në 329. Sipas vendbanimit, në Shkup janë të infektuar 176 persona, Dibër 47, Kumanovë 47, në Shtip 15 të infektuar, Tetovë 8, Prilep 10, Strugë 7, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, ndërsa në Gostivar, Kriva Pallanka, Strumicë, Gjevgjeli me nga një të infektuar.