Maqedoni

Ahmeti takon Lladrovcin dhe Mediun

11.10.2014 18:38

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka vazduar vizitën në kryeqendrën shqiptare, duke realizuar edhe një vizitë në ambasadën e Kosovës...

Lideri  i BDI-së Ali Ahmeti ka vazduar vizitën në kryeqendrën shqiptare, duke realizuar edhe një vizitë në ambasadën e Kosovës ku është pritur ambasadori i ri kosovar Ramiz Lladrovci, vëllai i dëshmorit Femi Lladrovci. 
 
Bashkëpunimi mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ishin temat e këtij takimi.
 
Ahmeti ka takuar sot edhe kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun, me te cilin ka diskutuar për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, procesin euro-integrues dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve të rajonit.
 
Ndërsa Ahmeti vizitën në Shqipëri, e përfundon sonte në Elbasan Arena, ku do të ndjek ndeshjen futbollistike mes Shqipërisë dhe Danimarkës.