Botë
Kosovë, dy raste të reja me Covid-19
31.03.2020 19:56
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të reja me COVID-19...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e të infektuar në 108.
Pacienti nga Gjakova është si pasojë e kontaktit të dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Sipas Institutit, do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës ndihmë prej pesë milionë eurosh për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
