Në Turkmenistan ndalohet fjala “koronavirus”
Autoritetet e Turkmenistanit e kanë ndaluar përdorimin e fjalës” koronavirus “dhe e kanë përjashtuar nga fjalori i përditshëm...

Autoritetet e Turkmenistanit e kanë ndaluar përdorimin e fjalës” koronavirus “dhe e kanë përjashtuar nga fjalori i përditshëm, në mënyrë që t’i fshehin informacionet rreth pandemisë”, kumtoi organizata joqeveritare ” Reporterë pa kufij”.
Sipas “Reporterëve pa kufij” të gjithë mediave u ndalohet ta përdorin fjalën “koronavirus”, ndërsa gjithashtu termi është larguar nga të gjitha broshurat zyrtare, që Ministria e Shëndetësisë e Turkmenistanit i shpërndau në shkolla, spitale dhe institucione të tjera shtetërore.
Për qytetarët që jashtë lëvizin me maska dhe flasin për pandeminë e Kovid-19 rrezikojnë të arrestohen.
Paraprakisht, presidenti i Turkmenisttanit, Gurbanbugli Berdimuhamedov i këshilloi qytetarët të kurohen me ilaçin natyror gjegjësisht me me bimën Peganum harmala.
Ai ka urdhëruar që bima të përdoret për dezinfektim në vendet publike të shtetit. Në Turkmenistan nuk ka persona të infektuar me koronavirusin e ri./mia
