VENDIMET NGA MBLEDHJA E 32-TË E QEVERISË

01.04.2020 13:08

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 32-të...

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 32-të shqyrtoi dhe miratoi pakon e dytë me masa ekonomike për menaxhim me krizën. Këto masa ekonomike janë të dizajnuara në konsultim dhe debat të gjërë dhe thelbësor me anëtarët e Këshillit ekonomik, të formuar për këtë qëllim dhe nëpërmjet debatve me komunitetin e biznesit përmes Odave Ekonomike dhe përmes bisedave të ndara me ekspertët tanë më të mirë ekonomikë nga sfera akademike dhe me biznesmenë të njohur dhe të suksesshëm nga sektori real.

 

Masa 1

Me këtë masë parashihet mbështetje financiare për personat juridikë nga sektori privat, të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike, shkaktuar nga virusi COVID-19.

Lëndë e kësaj mbështetje financiare është dhënia e pagave punonjësve te punëdhënësi -  kërkues i mbështetjes financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020 në vlerë jo më të madhe se 14.500 denarë në muaj për punonjës, në proporcion me orët efektive të realizuara në punë.

  • 1. Me masën mbështetet likuiditeti i punëdhënësve nga sektori privat, gjegjësisht ulen shpenzimet e tyre për paga në funksion të mbrojtjes së vendeve të punës së punonjësve në kushte të krizës.
  • 2. Me qëllim të zbatimit të masës do të hapet Program Qeveritar për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi COVID-19.
  • 3. Punëdhënësit, subjektet juridik nga sektori privat, në mënyrë të pavarur do ta paguajnë pagën në mënyrë të rregullt përmes veglës “Llogaritje mujore për pagë të integruar” të Drejtorisë për të Ardhura Publike.
  • 4. Punëdhënësit nga sektori privat, të cilët kërkojnë ndihmë financiare do të duhet të plotësojnë disa kushte për përdorimin e masës:
  • 5. Të mos u paguajnë dividentë pronarëve; si dhe bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime për sukses në punë dhe të ngjashme të punësuarve dhe anëtarëve të organeve për menaxhim dhe mbikëqyrje të punëdhënësit.
  • 6. Të kenë së paku 30% ulje në të ardhurat në krahasim me mesataren nga viti i kaluar, gjegjësisht mesatarja szonale për punëdhënësit që kryejnë punë sezonale.
  • 7. Për muajin për të cilin kërkohet mbështetje financiare, mesatarja e pjesës së pagave më të larta neto në 10 % nga numri i të punësuarve te punëdhënësi – kërkuesi i mbështetjes financiare, të mos e kalojë vlerën prej 120.000 denarë në muaj për të punësuar.
  • 8.Mbështetja financiare nuk vlen për ata të punësuar të cilët për muajt dhjetor 2019, janar dhe shkurt të vitit 2020, kanë marrë pagë neto më të lartë se 39.900  denarë.

Punëdhënësit të cilët do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë, janë të obliguar që ta mbajnë numrin e të punësuarve në momentin e aplikimit deri në muajin shtator të vitit 2020.

  • 1. Mbështetjen financiare nuk do ta kthejnë punëdhënësit që kanë pasur humbje për vitin 2020. Për të tjerët, është limituar kthimi deri në 50 % të fitimit para tatimit të rritur për shpenzimet e tatueshme.

Kjo masë i përfshinë edhe subjektet juridike të medieve nga sektori privat, nën kushtet e njëjta.

Do të miratohet një rregullore shtesë për ushtruesit e pavarur, d.m.th të gjithë zejtarët siç janë mekanikët, parukierët, berberët dhe të tjerë, që të kenë qasje në këtë masë.

Subvencionim i 50 % të kontributeve të pagës:

Për kompanitë e prekura sjellim 50 % subvencion për kontribute. Kjo masë është alternativë me neto pagën.

Kriteret për shfrytëzimin e të dyja masave do të publikohen në dekret shtesë.

 

Masa 2 – Ndihmë për sportistët

Për të gjithë punëtorët e sportit të punësuar në shoqatat sportive, Qeveria do të sigurojë një pagë minimale prej 14,500 denarë për muajt prill dhe maj.

 

Masa 3 - Ndihmë për artistët

Për 141 artistë të pavarur do të sigurohet një pagë minimale për muajt prill dhe maj, si dhe kontribute përmes Ministrisë së Kulturës.

 

Masa 4 - Paga mujore (kompensim në të holla) për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, në lartësi prej 50% të pagës mesatare të punonjësit

Për qytetarët që kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës, shteti do të paguajë një kompensim mujor prej 50% të neto pagës mesatare mujore të punonjësit për 24 muajt e fundit sipas Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie dhe nenit 68 të këtij ligji sipas të cilit qytetarët e papunë do të marrin kompensim përmes Agjencisë së Punësimit në bazë të përvojës së punës.

Për shembull: Për 5 vjet shërbim, 4 muaj kompensim ose 24 vjet shërbim – 12 muaj kompensim.

 

Masa 5 - Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar do të marrin një pagë minimale prej 14,500 denarë në muajt prill dhe maj të vitit 2020

Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivelin shtetëror dhe lokal do të marrin një neto pagë minimale (llogaritur nga dhjetori 2019) prej 14.500 denarë për prill dhe maj 2020.

Kjo do të thotë: kryetari i Shtetit, i Kuvendit dhe i Qeveris, të gjithë ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e shtetit, drejtorët e institucioneve shtetërore, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë personat e tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.

Dispozitat e këtij dekreti nuk do të zbatohen për personat e caktuar me ligj në institucionet e kujdesit shëndetësor publik.

 

Masa 6 - Kryetarët dhe anëtarët e bordeve e mbikëqyrëse të institucioneve publike nuk do të marrin kompensim gjatë kohës së krizës

Kryetarët dhe anëtarët e bordeve ekzekutive dhe mbikëqyrëse të institucioneve publike të pushtetit ekzekutiv dhe lokal, si dhe kryetarët dhe anëtarët e këshillave komunal dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ngritur nga pushteti ekzekutiv dhe ai lokal, të cilët janë në të njëjtën kohë të punësuar diku, nuk do të marrin asnjë kompensim gjatë krizës. Vendimi do të jetë i vlefshëm derisa Qeveria të vendosë për ndërprerjen e tij.

Kjo masë nuk vlen për personat që janë të papunë dhe për të cilët kjo është e ardhura e tyre e vetme.

 

Masa 7 - Kujdesi për personat në ekonominë joformale – kompensim prej 7,000 denarëve për amvisëri për persona pa punë ose persona që ishin pjesë e ekonomisë joformale

Për ata që ishin pa punë ose pjesë të ekonomisë joformale, ne ofrojmë qasje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale për muajin prill dhe maj. Ata do të marrin mesatarisht 7,000 denarë për familje.

Mbulimi i parashikuar i masave të reja arrin në rreth 20,000 familje të reja nga ekonomia joformale dhe 30,000 përfitues ekzistues.

 

Masa 8 - Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit

Ligji i përmbarimit pezullohet gjegjësisht ndërpritet deri në fund të qershorit. Përmbaruesit do të jenë të detyruar të ndalojnë ndërmarrjen e çfarëdo veprimi përmbarues.

Punëdhënësit e debitorëve dhe bartësit e qarkullimit pagesor janë të detyruar të ndalojnë veprimet sipas urdhrave të lëshuar nga përmbaruesit deri në fund të qershorit. Kjo nuk do të zbatohet vetëm në rastet kur paratë janë depozituar tashmë në xhirollogari të përmbaruesve dhe ata do të jenë në gjendje t’i transferojnë paratë te kreditorët dhe në rastet kur bëhet fjalë për alimentacion për fëmijë ndaj prindërit të vetëm.

Zbatimi i kësaj mase tashmë është në rrjedh.

 

Masa 9 - Shtyrja e kredisë te bankat

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV) ndryshoi Vendimin për metodologjinë e menaxhimit të riskut të kredisë për të miratuar dispozita specifike për të zbutur pasojat e virusit KOVID-19.

Për zbatim të tërësishëm të aktiviteteve të miratuara me Vendim, dhe të cilët bazohen në ndërmarrje të veprimtarive nga bankat për anulimin e pagesave, ri-programim dhe marrëveshje midis bankave dhe klientëve të tyre në kohë krize të virusit KOVID-19, Ministria e Financave dhe BPRMV-ja në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Maqedonisë përgatitën një Dekret për mënyrën e ndryshimit të kushteve kontraktuese të ekspozimit kreditor te bankat dhe shtëpitë e kursimeve, në të cilin përcaktohen mënyrat e zbatimit të ndryshimeve, i cili u miratua në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 03.26.2020.

Me këtë dekret mundësohet që bankat në mënyrë të lehtë dhe të thjesht t’i prolongojnë kreditë për klientët e tyre pa nënshkrim të anekseve dhe pa shkuar në sportel si dhe në lokacionet fizike të bankave.

Bankat personave juridik do t’u mundësojnë kushte më të mira si prolongim të pagesës, ri-programim, grejs periudhë, norma më e favorshme të kamatës dhe e ngjashme, ndërsa për individët, bankat do të shtyjnë pagesat e kësteve në 3 deri në 6 muaj.

Çdo bankë do të marrë vendimin në kuvendet e saj mbikëqyrëse dhe do të njoftojë klientët e saj.

Dhe kjo masë tashmë po zbatohet.

 

Masa 10 - Ulja e kësteve dhe ri-programimi i kredive për shoqëritë financiare dhe kompanitë e huazimeve

Kjo masë parashikon që kreditë për individët të ri-programohen duke ulur këstet për tre muajt e ardhshëm për 70% të këstit dhe duke zgjatur periudhën e pagesës për të paktën 90 ditë nga përmbushja e afatit.

Për kreditit te personat juridik do të vendoset individualisht me propozim të kushteve më favorshme në bazë të nevojave të kompanive. Kreditë të reja të miratohen me 3 muaj grejs periudhë. Norma e përcaktuar ligjore e interesit e cila deri më tani ka qenë 51%, tani është zvogëluar në 31%, ndërsa shpenzimet e tjera të cilat shoqëritë i paguajnë kufizohen në 20% të kredisë së aprovuar.

 

Masa 11 - Shtyrja e pagesës së qirave për përdoruesit e banesave sociale

Pagesa e qirasë për banesa sociale do të prolongohet për të gjithë shfrytëzuesit, gjithashtu do të prolongohet pagesa edhe për qytetarët, ndërsa do të miratohet një rregullore e veçantë për kompanitë.

 

Masa 12 - Kredi shtesë pa kamatë për ndërmarrjet prej 8 milion eurosh

Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, përveç 5.7 milion, do të lëshojë edhe 8 milion kredi shtesë pa kamat për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që ndërmarrja mund të marrë në varësi të numrit të të punësuarve.

Shuma maksimale e huasë që do të miratohet për shfrytëzuesin e kredisë nuk mund të jetë më e lartë se 5,535,000 denarë ose 90,000 EUR, dhe shuma minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ulët se 184,500 denarë ose 3,000 EUR.

Huat do të miratohen me një periudhë shlyerjeje deri në 3 vjet me një grejs periudhë të përfshirë prej 12 muajsh të destinuara për kapital qarkullues. Shfrytëzuesi i kreditit do të shlyejë kredinë në shlyerje tremujore.

Kreditë janë pa kamata dhe pa tarifa administrimi. Kreditit do të sigurohen nga një kambial – të garantuar nga njëri prej pronarëve të shfrytëzuesit të kreditit, në formën e një akti noterial dhe me një klauzolë ekzekutive.

 

Masa 13 - 50 milion euro kredi të lira nga Banka e Zhvillimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendosura përmes bankave tregtare për të mbrojtur likuiditetin e kompanive

Në kuadër të marrëveshjeve rrjedhëse për huamarrje në mes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Investuese Evropiane, mundësohet shfrytëzim i kredive të volitshme për ndërmarrje të vogla dhe të mëdha.

Qëllimi primar i kësaj linje kreditor është sigurimi i kapitalit të freskët për mbështetje të projekteve të reja, punësimeve të reja, rritje të likuiditetit të ekonomisë dhe rritje të eksportit. Banka zhvillimore e plason këtë linjë kreditore me anë të bankave tregtare deri te shfrytëzuesit, gjegjësisht nga ndërmarrje të vogla dhe të mëdha me kapitalizim të tregut mesatar.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, Banka Zhvillimore ka mundësi për tërheqjen e një pjese të pashfrytëzuar të linjës kreditore në vlerë prej rreth 50 milion euro, me normë të ulët të kamatës, në bazë të kërkesave të dorëzuar nga bankat tregtare. Me qëllim të tejkalimit të problemeve të cilët dalin nga gjendja e krijuara me paraqitjen e virusit COVID-19, që drejtpërdrejt e godet punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, shteti ndërmerr masa me të cilën do të subvencionoj normën e kamatës së Bankës Zhvillimore drejt Bankës Evropiane për Zhvillim si dhe shpenzimeve administrative prej 0.5 % të cilën Banka Zhvillimore do t’i përllogarisë drejt bankave tregtare me anë të së cilave do të plasohen mjete nga kjo linjë kreditore.

Me këtë masë, Banka Zhvillimore e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ofrojë normë të kamatës prej 0 % bankave tregtare të cilët për këto linja do të shkojnë në margjina më të ulta dhe do të mund për kreditë të japin norma më të ulëta të kamatës për rreth 1.5 për qind.

 

Masa 14 – Ndalohet hapja e procedurës së falimentimit

Gjatë kohës së krizës dhe 6 muaj pas skadimit të saj ndalohet hapja e procedurave të falimentimit.

Kjo masë tashmë është miratuar.

Masa 15 – Shfrytëzim i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor (për vitin 2020), gjegjësisht shfrytëzim i detyrueshëm i pushimit të mbetur nga viti i kaluar përfundimisht me muajin maj 2020, i cili do të miratohet nga punëdhënësi.

 

Masa 16 - Themelimi i një fondi për solidaritet COVID-19

Në Qeveri do të hapet një llogari e veçantë për të marrë donacione nga persona juridikë dhe persona fizik që do të kenë mundësi dhe vullnet të dhurojnë fonde që do të përdoren për të ndihmuar dhe mbështetur menaxhimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona.

 

Masa 17 - Ulja e honorarëve autoriale

Personave të cilët janë të angazhuar me anë të honorarëve autoriale nga institucionet shtetërore që në të njëjtën kohë janë të punësuar, do të paguhen 50% më pak se kontrata që e kanë nënshkruar. Kjo masë nuk do të zbatohet nëse personi është i papunë dhe e drejta e autorit është e ardhura e tij e vetme.

Në mbledhjen e 32-të, Qeveria shqyrtoi dhe e konfirmoi edhe Përllogaritjen Vjetore për vitin 2019,   pjesë përbërëse e së cilës është edhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Nxitje të Zhvillimit të Bujqësisë, sipas së cilës aktivitetet për vitin 2019 realizohen sipas Planit strategjik dhe Programeve dhe nënprogrameve të definuara në Planin vjetor për punë, të cilat janë të grupuara në programet themelore në Buxhet.

Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë në vitin 2019, sipas aktiviteteve të programit, në mënyër optimale i shfrytëzon mjetet financiare. Duke pasur parasysh gjendjet momentale, mjete të caktuara financiare u rialokuaan për mbulimin e obligimeve të vjetëruara në kufi të vlerës së lejuar në harmonizim me punën e buxhetore.

 

Në mbledhje, ministrat mes të tjerash, i miratuan edhe Raportet për punën e Qendrës Nacionale Koordinative për Menaxhim Kufitar, në Këshillin nacional për informacion dhe teknologji komunikuese për, si dhe të Inspektoratit Shtetëror për Administrim të mbikqyrjeve të kryera inspektuese mbi zbatimin e dispozitave nga Ligji për zyrtarë administrativ për vitin e kaluar.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për statusin e projektit për ndërtimin e aksit hekurudhor Kriva Pallankë – kufi me Republikën e Bullgarisë nga Programi sektorial operativ për transport 2014-2020.

Në mbledhjen e 32-të, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin për aktivitetet e realizuara dhe negociatave për tekstin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nivel qeveritar për masat e sigurisë dhe për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Në kuadër të mbledhjes së 32-të u shqyrtua dhe u miratua edhe Informacioni për mbikqyrjen inspektuese të kryer më 30 dhe 31 mars të vitit 2020.