Maqedoni
AUV: 738 kontrolle në markete, mishtore dhe hotele
01.04.2020 13:48
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon kontrollet në markete...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon kontrollet në markete, mishtore e kafene për të parë sa respektohen masat, kushtet e përgjithshme higjenike për mbrojtje nga virusi korona, si dhe për shitje eventuale të produkteve me afat të skaduar.
Në dy javët e kaluara, inspektorët e ushqimit dhe veterinarisë kanë kryer 738 kontrolle të çrregullta në dyqane, supermarkete, objekte hotelerike dhe mishtore. AUV që nga 16 marsi ka filluar të me kontrolle më të rrepta inspektimi te operatorët me ushqim. Kontrollet e përforcuara, thonë nga AUV, po zbatohen si pjesë e aktiviteteve për zvogëlim të rrezikut dhe parandalimin e koronavirusit.
Po kryhen kontrolle nëse operatorët me ushqime, përveç kushteve themelore dhe të veçanta për prodhim, shpërndarjen dhe tregtim me ushqimit i respektojnë edhe me rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit për sëmundje infektive për zbatimin e dezinfektimit të pajisjeve dhe objekteve tregtare e mjeteve të transportit për të zvogëluar rrezikun e mundshëm për përhapje të koronavirusit. Aktualisht janë shqiptuar 46 masa edukative dhe dy gjoba si dhe 32 vendime për eliminimin e parregullsive.
