Maqedoni

Ulen temperaturat, reshjet e borës deri të enjten paradite

01.04.2020 14:09

Befasia e bukur, por tërësisht jashtë sezonit e mëngjesit të kësaj të mërkure...

Befasia e bukur, por tërësisht jashtë sezonit e mëngjesit të kësaj të mërkure, ishin padyshim rreshjet e borës që do të na kënaqte padyshim po të kishte rënë gjatë dimrit e në një kohë jashtë pandemisë. 
 
Megjithatë shtresa e bardhë mbuloi këtë 1 prill pothuajse të gjithë vendin , duke shkaktuar edhe bllokimin e disa akseve rrugore nëpër qafëmale. sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Dibër u regjistrua shtresë bore prej 16 centimetrash, 15 në Kodrën e Diellit, 14 në Krushevë, 11 në Mavrovë, dhe më pak ose vetëm 1 cm u regjistrua në Berovë. Rreshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër ndërsa në fundjavë do të zëvëndësohen me rreshje shiu dhe ngritje të temperaturave. 
 
Jashtë sezonit ose jo, bora që ra sot na kënaqi të paktën sytë në këtë kohë kur preokupimi kryesor nuk është I ftohti por rreziku nga Korona.