Botë

Kriza politike në Kosovë, presidenti Thaçi takon liderët e partive

01.04.2020 14:29

Në një kohë kur preokupim duhej të ishte virusi Korona...

Në një kohë kur preokupim duhej të ishte virusi Korona, Kosova po merret me zgjedhjet e pritshme pasi qeveria Kurti nuk I mbijetoi mocionit të mosbesimit të 25 marsit të inicuar nga LSK. Presidenti Thaçi është takuar sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me liderët e LDK-së, Isa Mustafa dhe PDK-së Kadri Veseli. Nesër , në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+.
 
“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82 alinea 2 të Kushtetutës që thotë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektojë Kushtetutën , ligjin dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve,  por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera."- tha Albin Kurti, kryemnistër në detyrë i Kosovës.