Maqedoni

Dibër, testohen 19 persona, vetëm një korona pozitiv

01.04.2020 15:08

Në qytetin e Dibrës nga 19 teste të realizuara vetëm një person ka rezultuar pozitiv me virusin Korona.....

Në qytetin e Dibrës nga 19 teste të realizuara vetëm një person ka rezultuar pozitiv me virusin Korona. 14 persona të tjerë pozitivëtë oizoluar në  shtëpi, e kaluan afatin 14 ditor dhe tani presin testet e fundit.
 
Është zgjidhur ndërkohë procedura e kalimit të qingjave në pikat e kontrollit për daljes nga qyteti i Dibrës.
 
Edhe pse qytetin e ka mbuluar bora, furnizimi me ushqime, barna e karburante shkon në rregull. Edhe ndihmat  nga shoqata të ndryshme, individë e biznesi privat, po ndahen atje ku ka nevojë thonë nga shtabi I krizës.
 
ATLI DEMA