Maqedoni

Ora policore, vetëm 46 qytetarë nuk respektuan masën

01.04.2020 16:01

Më në fund ulet numri i qytetarëve të cilët nuk respektojnë orën policore....

Më në fund ulet numri i qytetarëve të cilët nuk respektojnë orën policore. Në 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar vetëm 46 qytetarë të pandërgjegjshëm sqaron për TVM 2 zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu.
 
“Sa i përketë orës policore gjatë 24 orëve të fundit kemi shënuar 46 raste, përkatësisht ndaj 46 personave është marr veprim procedural nga ana e policisë, janë ndaluar 17 persona nëpët stacionet e ndryshme policore, ndërsa ndaj të tjerëve janë hartuar procesverbale adekuate dhe të njëjtat janë dërguar Prokurorisë Themelore Publike.”- tha Agim Nuhiu, zv/ministër i punëve të brendëshme.
 
Nuhiu: Edhe 6 policë të infektuar me Covid-19
 
Me “Covid-19” ndërkohë  janë infektuar edhe 6 policë, rreth 10 të tjerë ndodhen në izolim dhe vetëziloim.
 
“Deri më tani janë konfirmuar 6 punonjës të policisë megjithatë ne ndjekim çdo rezultat që vjen sepse kemi një numër policësh të cilët janë vendosur në regjim të izolimit përkatësisht të vetëizolimit. Tani për tani ata janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.”- tha Nuhiu.
 
Në 24 orët e fundit  janë shqiptuar 101vendime për izolim dhe janë nënshkruar 217 deklarata për vetëizolim, thotë Nuhiu. 1670 qytetarë ndodhen aktualisht në 10 objektet e shënderuara në karantinë shetërore. Vetëm mbrëmë atje  janë sistemuar rreth 35 qytetarë të kthyer nga jashtë. Nuhiu nuk përjashton mundësin të rritet numri i objekteve - karantina shetërore. MPB kontrollon rreptësisht në orare të rastësoshme të gjothë personat e izoluar apo në karantinë, dy herë në ditë fizikisht dhe dy herë përmes telefonave fiks. Në 24 orëve të fundit vetëm dy qytetarë nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre. Vazhdon  ndërkohë  transporti i organizuar ajror dhe rrugor për kthimin e qytetarëve të tjerë nga jashtë.
 
REXHEP QAMILI