Ekonomi
Pasojat ekonomike nga Covid-19, Angellovska: 3 skenarë për ballafaqim me krizën
01.04.2020 16:11
Pasojat nga Covid-19, pritet të reflektohen në të gjitha sferat e jetesës...

Pasojat nga Covid-19, pritet të reflektohen në të gjitha sferat e jetesës, megjithatë, është e qartë tshmë se faturën më të madhe do ta paguajë ekonomija. Ekspertët kanë dhënë tre skenarë për gjendjen, skenari I Volitshëm, i pavolitshëm dhe skenari më i keq. Ajo që i bashkon të tre skenarët, është parashikimi i uljes së pagesës së tatimeve nga kompanitë në kuartalin e dytë, nga 40 deri në 60%. Megjithatë, sa do të jetë dëmi I përgjithshëm në shifra do të mund të detektohet vetëm pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Skenari I parë dhe më i pranueshmi , parasheh rënie prej 20 % të të ardhurave buxhetore sipas planit të hartuar, kjo nënkupton jo vetëm një rënie të përgjithshme prej 700 milion euro, por edhe se me të njejtën shifër do të rritet edhe deficit buxhetor. Skenari i dytë parasheh, që nëse të ardhurat buxhetore shënojnë rënie rreth 30 %, do të shtohet zbraztira buxhetore prej 1 miliardë euro. Dhe skenari i tretë dhe më i keqi, parasheh që nëse të ardhurat buxhetore shënojnë rënie prej 40 %, kërkesat apo zbraztira do të jetë diku rreth 1,3 miliardë euro në bazë vjetore.”- tha Nina Angelovska, ministre e financave.
Shtyrja e kredive, Angellovska: Interesat nuk falen askund, nga asnjë bankë
Angelovska u zotua se detyrimet e shtetit ndaj kompanive do të shlyhen rregullisht , ndoshta edhe para kohe. Qeveria nuk parasheh aktualisht ndalim të projektit “TVSH-ja ime”, pra të gjithë qytetarët do të vazhdojnë të marin paratë nga skenimi i llogarive fiskale. Megjithatë kreditë do vazhdoni t’i paguani me kamatë, edhe përkundër faktit që bankat vendosën të zgjasin periudhën për shlyerjen e tyre. Angellovska sqaron se interesat e kredive nuk falen askund.
“Edhe Sllovenia, Mali I Zi, Shqipëria, Sërbia kanë moratorium, por kamatat llogariten. Masa e dytë është ndërmarrë pikërisht për t’ju dalë në ndihmë punëtorëve dhe kompanive me qëllim që të gjithë punëtorët t’i ruajnë vendet e tyre të punës, mos të kenë problem me pagat të cilat do ju mundësojn që rregullisht t’i paguajnë edhe detyrimet drejt bankës, apo edhe ndaj shtetit, me përjashtim të lehtësive të cilat i kemi elaboruar gjatë ditëve të kaluara.”- tha Angelovska.
Vlera e pakos së dytë të masave ekonomike kap shifrën prej rreth 200 milionë eurove. RMV pret të sigurojë mjete nga FMN dhe Banka Botërore. Gjithashtu gjatë majit priten edhe mjetet që BE ia ndau vendit për të arriturat në rrugën reformuese, e që tashmë janë riorientuar në luftën kundër pandemisë që arrijnë në rreth 600 milion euro.
FITIM KRYEZIU
