Shqipëri, 15 vitkima, 259 të infektuar me “Covid 19”

01.04.2020 17:04

Dy viktima të reja e kanë rritur në 15 numrin e viktimave nga virusi Korona në Shqipëri....

Dy viktima të reja e kanë rritur në 15 numrin e viktimave nga virusi Korona në Shqipëri  ku ka gjithsej edhe  259 të infektuar . Në 24 orët e fundit janë ekzaminuar 16 raste të reja.  

Në spitalin infektiv aktualisht ndodhen 79 persona të shtruar, 7 prej të cilëve janë në kujdes intensve, ndërsa 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Një prej personave të shtruar është edhe dr. Dhimitër Kraja, i cili prej 48 vitesh ka punuar në spitalin infektiv dhe së fundmi është kthyer për t’i ofruar mbështetje personelit mjekësor.