Maqedoni

1 prilli në kushte pandemie, as Covid-19 nuk e ndal lojën e fëmijëve

01.04.2020 17:07

1 prilli është dita kur fëmijët maskohen. Por si të maskohesh e bësh shaka kur të gjithë janë të mbyllur në shtëpi....

1 prilli është dita kur fëmijët maskohen. Por si të maskohesh e bësh shaka kur të gjithë janë të mbyllur në shtëpi.
 
Shumë e thjeshtë, maskohesh, bën një video dhe e ndan me të tjerët në rrjetet sociale. As virusi korona  nuk mund ta ndalë gëzimin e fëmijëve në këtë ditë. Befasi e parë për ta ishte bora, për të cilën kur u zgjuan menduan se isshte shaka një prilli. E pasi e dinë tashëm se nuk dalin dot, fëmijët nxituan me ndihmën e prindërve të hedhin videot në platformat sociale. Për tu treguar të rriturve se jeta vazhdon, edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme e gëzimin e fëmijëve nuk guxon ta ndalë askush, as pandemia globale.