Edhe një viktimë nga “Covid 19”, Filipçe: Jemi të përgatitur për pikun e prillit
Një grua 65 vjeçare është viktima e rradhës nga virusi korona....

Një grua 65 vjeçare është viktima e rradhës nga virusi korona por ajo vuante njëkohësisht edhe nga sëmundje shoqëruese si sëmundje kronike të zemrës, mushkërive, hypertension dhe diabet.
Vazhdon përphapja e virusit edhe me 25 persona të tjerë. Rritja paralele po zhvillohet në Shkup dhe Kumanovë me nga 7 të infektuar të rinjë, në Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli dhe Koçan nga një të infektuar në 24 orët e fundit.
Numri total i të infektuarve shkon në 354. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor është i përgatitur për trajtim të pacientëve edhe me arritjen e pikut të sëmundjes.
“Shembullin që morrëm nga Gjermania për qasje ndaj pacientëve me virusin korona mund ta aplikojmë edhe në vendin tonë dhe mund të pranojmë edhe numër më të madh të pacientëve duke pasur parasysh kapacitetet aktuale në spitalin 8 Shtatori me afër 400 shtretër. Po aq ka edhe në klinikën infektive. Sistemi shëndetësorë është i përgatitur edhe për pikun të cilin e presim në fund të muajit prill.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në Klinikën Infektive në Shkup ku janë të shtruar gjithsej 59 pacientë, së fundmi janë lëshuar 5 pacientë tanimë të shëruar.
Filipçe: Dy Lehonat trajtohen sipas protokolit
Gjendja vazhdon të jetë e rënduar tek 12 pacientë. Këtu gjithashtu po trajtohet edhe lehona nga Kumanova. Edhe një lehonë tjetër e sjellur nga Ohri në Shkup dyshohet për mbartje të virusit pandemik.
“Lehona nga Kumanova e moshës 27 vjeçare e pranuar më 30 mars, në procedurë të izolimit, pasi dyshohej në korona virus, ka lindur djalë i cili është në trajtim intenziv i izoluar në klinikën e gjinekologjisë. Edhe foshnja do të testohet edhe pse sipas konsultimeve thuhet që virusi të bartet nga nëna tek fetusi. Leoha tjetër, 37 vjeçare është nga Ohri, e sjellur dje me temepraturë të lartë dhe fetus të pajetë. Mjekët kanë testuar gruan dhe presim rezultatet.” – deklaroi numri një i shëndetësisë në vend.
Deri më tani janë kryer 3 mijë 775 testime. Këtë javë pritet të shihen edhe efektet e ilaçeve të kombinuara kundër malarias dhe sumamedit tek pacientët e prekur me COVID -19. (Meral Ismaili, TVM2)
