Masa dhe ndihmë më e madhe, lehtësime për personat me aftësi të kufizuara

01.04.2020 17:52

Nëse në vetëm një muaj personat me aftësi të kufizuara nuk realizojnë të ardhura....

Nëse në vetëm një muaj  personat me aftësi të kufizuara nuk realizojnë të ardhura, ata  do të përfshihen në sistmin e mbrojtjes sociale.

Këtë e parashohin ndryshimet e reja në ligjin për mbrojtje sociale. Në të kaluarën për të shfrytëzuar këtë të drejtë nevojitej që personi me nevoja të veçanta të mos realizojë të ardhura për 3 muaj.

“Gjithsecili që në këtë periudhë do të humbasë punën për shkak të kësaj krize do të munden më lehtë të hyjnë në sistemin e ndihmës së garantuar minimale dhe të realizojnë ndihmën që është nga 4500 denarë e më shumë, në varësi të numrit të familjes” – u shpreh Dushan Tomshiq nga Ministria Për Punë dhe Politikë Sociale. 

Po trajnohen edhe 200 edukatorë nga 28 komuna që të munden të jenë servis i përshtatshëm për shërbime të personave me aftësi të kufizuara.

“Në bashkëpunim me UNDP, masa puna komunale do të ndryshohet dhe do të jetë për nevojat e furnizimeve të sendeve elementare të personave me nevoja të veçanta dhe të moshuarve” – u shpreh Tomshiq.

Nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se ka mjaftueshëm mjete në buxhet për realizimin e të drejtës së persoanve me nevoja të veçanta, për ndihmë dhe kujdes. Paratë jipen rregullisht në varësi të dinamikës.

Mendimi konsiliar, i cili mirret për të shfryztëzuar këtë të drejtë, në këto kushte mundet të merret pa prezencën e pacientit, vetëm me dërgimin e dokumentit nga ndonjë anëtarë tjetër iu familjes. (Ersan Pajaziti, TVM2)