NATO në “luftë” me Covid 19, kriza shëndetësore mos bëhet krizë e sigurisë

01.04.2020 18:15

NATO do të përfshihet në luftën me virusin korona....

NATO do të përfshihet në luftën me virusin korona. Si Organizatë që detyrë kryesore ka mbrojtjen dhe sigurinë e mbi një miliardë qytetarëve nuk do të lejojë që kriza shëndetësore me pamdameninë të shndërrohet në krizë sigurie.

Për herë të parë që nga themelimi, të enjten, NATO do të mbajë takim të ministrave të mbrojtjes përmes një video-konference të sigurtë, ku do të shqyrtohen mënyrat për t’u përball me virusin kovid 19.  

“Do të shqyrtojmë se si të shfrytëzojmë kapacitetet ushtarake dhe strukturat e NATO-s në formë edhe më efikase për të rritur dhe shpejtuar përkrahjen në përpjekjet e shteteve për të luftuar kovid 19. Ne jemi në këtë krizë sëbashku dhe kur i përgjigjemi sëbashku, përgjigjja është më efikase. Qëllimi ynë primar është që të bindemi se kjo krizë shëndetësore s’do të shndërrohet në krizë të sigurisë.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.   

NATO ka filluar ndihmën me pajisje dhe preparate mjekësore për vendet anëtare më të prekura nga epidemia, si Italia dhe Spanja. Ndihmë nga NATO-ja ka marrë edhe Maqedonia e Veriut, e cila për herë të parë do të merr pjesë në këtë ministror, si anëtare e barabartë.

“Aleati më i ri, Maqedonia e Veriut po shfrytëzon sistemin e NATO-s për ballafaqim me kriza të koordinuar përmes qeverisë.” – deklaroi Stoltenberg.

Ballafaqimi me virusin korona do të jetë në krye të agjendës së NATO-s, theksoi Stoltenberg. NATO do të adresojë masat për ballafaqim me pandeminë për të siguruar aleatët se Aleanca vazhdon të përmbush misonin kryesor, mbrojtjen efikase dhe të besueshme. Në këtë kontekst do të diskutohet lufta me terrorizmin ndërkombëtar.

Ministeriali do të shqyrtojë edhe mundësinë se sit ë përforcojnë dimensionin politik të NATO-s.  (Shpëtim Nuredini, TVM2)