“Covid-19”, sfidë globale, prindët qetë tu shpjegojnë fëmijëve për “Covid -19”
Në kohën kur virusi Korona është bërë sfidë globale....

Në kohën kur virusi Korona është bërë sfidë globale dhe arsye për izolim, duhetë të kthet kontakti social mes prindëve dhe fëmijëve ,të ju shpjegohet situata me sëmundjen “Covid 19”, por jo në mënyrë të shqetësuar dhe me nervozë.
Kështu vlerëson Pediatrja Ana Gjorgjioska sipas së cilës Tv dhe kompjuteri nuk do të thot se duhet në çdo kohë të jenë të ndezur prej ku fëmijët mund të marrin lajm dhe të dhëna shqetësuese dhe kështu të jenë nën presionit dhe shqetësimit.
“Vetë situate e bën që shtypjet dhe nervoza të jetë më e madhe tek më të rriturit,për këtë arsye apeloj që të rriturit mos të reagojnë në mënyrë të shqetësuar dhe të shpjegojnë me nervozë situatën sepse ajo bartet tek Fëmijet.Tv nuk është e patjetërueshme të jetë I ndezur në çdo kohë apo të lexojnë gjith kohës në kompjutor se çfarë po ndodhë në botë me të sëmurët me Covid 19.Në atmosferë relaksuese u duhet shpjeguar fëmijevë se egziston një virus I tillë e ngjasjhme me simptomat e gripit dhe të ju shpjegojnë se si duhet të sillen në kontakt me fëmijët e tjerë” – tha Pediatrja, Ana Gjorgjioska.
Gjorgjioska tha se të gjitha rekomandimet për të rriturit vlejnë edhe për fëmijët.Fillimisht këshilla duhet të behët me mjekët amë,për çfardo lloj ndryshimi shëndetësor dhe më pas urgjentisht të transferohen te reparti i fëmive ku nuk ka shumë pacient. Ajo tha se edhe përskaj situatës,fëmijet mund të dalin jasht të paktën gjysëm ore por pa kontakte të afërta dhe më mbikqyrje adekuate.
“Të rrinë jashtë në oboor në një periudhë të themi prej gjysëm ore, por mos të jenë të mbledhur në grup me më shumë fëmijë dhe të dinë se si të mbrohen. Tash është periudhë kur duhet të kthehet ajo lidhje sociale mes prindërve dhe fëmijëve që është humbur kohë më parë dhe të iu kushtohet rëndësi” – u shpreh Gjorgjioska.
Gjorgjioska shtoi se prindërit kanë për obligim ta kalojnë kohën me fëmit në këtë periudhë ,përmes obligimeve të lehta. Ajo tha se rastet pediatrike të “Covid 19” zakonisht janë më të lehta në krahasim me më të rriturit.
Ka raste që e kalojnë pa u vërejtur fare por prapseparp fëmijët janë bartësit të mirë të infeksionit “Covdid 19”. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
