Qeveria ndalon punësimet në sektorin publik
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 32 – të ka sjellë një sërë vendimesh....

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 32 – të ka sjellë një sërë vendimesh që kryesisht ndërlidhen me punësimet në sektorin publik.
Në sektorin publik përkohësisht ndalohen punësime të reja, angazhime nëpërmjet agjencive dhe kontrata në vepër, me përjashtim në sektorin shëndetësor dhe në sektore të tjera që janë në drejtim të ballafaqimit me virusin korona.
Nëse ka mungesë të punëtorëve për shkak të pensionimit të punëtorëve, të mos ketë punësime të reja dhe të njëjtat të plotësohen nga institucione ku ka tepricë të punëtorëve. Nëse askund nuk gjendet kuadri i nevojshëm, për rastin vendos Qeveria. Të mos ndërpriten procedurat për punësim për të cilat ka pëlqim nga Ministria e Financave. Për pëlqimet e dhëna për të cilat nuk kanë filluar procedurat për punësim të mos fillojnë, thuhet në kumtesën e qeverisë.
