Maqedoni
Bruksel, RMV si anëtare e plotfuqishme në takimin e NATO-s
02.04.2020 10:52
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov merr pjesësot në video konferencë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov merr pjesësot në video konferencë në takimin e Këshillit Atlantik të Veriut, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Ministrat në pjesën më të madhe do të fokusohen në koordinimin e ndihmës në luftën kundër pandemisë me koronavirusin dhe do të prezantohen masat që NATO-ja dhe anëtaret e saj do t’i ndërmarrin gjatë krizës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re, gjithashtu e shfrytëzon sistemin për përgjigje ndaj krizave të Aleancës në mënyrë që të koordinohet në nivel qeveritar. Në takim, krahas për përforcimin e përgjigjes së vendeve të NATO-s në përballje me krizës me Kovid-9, do të bisedohet edhe për operacionet dhe misionet themelore të Aleancës, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit, për planin paqësor për Afganistanin dhe ndihmën për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
