Maqedoni
Ahmeti-Robertson: Jemi një familje, jemi NATO
02.04.2020 11:23
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i është përgjigjur letrës së ish Sekretarit të përgjithshëm të NATO, Xhorxh Robertson.
"Të gjitha të arriturat janë të përbashkëta, në secilin hap të rrugëtimit tonë, nga një vend në luftë deri tek vend anëtar i NATOsë dhe në negociata për anëtarësim në BE. Ne jemi këtu sot sepse këtë rrugë e bëmë bashkë me ju dhe me miqtë tanë në komunitetin ndërkombëtar me të cilët ndamë vlerat e njejta dhe të cilër qëndruan pranë nesh në të gjitha stuhitë gjatë dy dekadave të kaluara dhe asnjëherë nuk e humbëm përqëndrimin nga caku në një rrugë e cila ishte si asnjë tjetër të cilët e kemi bërë më herët. Desha të të siguroj ty dhe të gjithë bashkëpunëtorët në komunitetin ndërkombëtar që, bashkë me kolegët e mi, mbetemi partnerë të vërtet dhe të sinqertë në ndërtimin e një shteti demokratik dhe të barabartë, me sundim efektiv të ligjit, me marrëdhënië të qëndrueshme ndëretnike, një vend anëtar krenar i NATOsë dhe i Bashkimit Europian."- thuhet në letrën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti drejtuar ish sekretarit të NATO-s Robertson.
