Botë
Franca raporton rekordin e vdekjeve në një ditë, 509, duke kaluar numrin 4 mijë të viktimave në total
02.04.2020 12:10
Autoritetet franceze raportojnë se 509 pacientë të rinj humbën jetën nga koronavirusi...

Autoritetet franceze raportojnë se 509 pacientë të rinj humbën jetën nga koronavirusi, duke i çuar mbi 4 mijë viktimat e pandemisë në vend, konkretisht 4 032 viktima
Bilanci që përmbledh vetëm të dhënat nga spitalet me gjasë pritet të rritet së shpejti kur të nisë përpilimi edhe i informacioneve nga azilet për të moshuarit.
Vendi prej datës 17 mars po aplikon masa të rrepta për mopërhapjen e infeksionit te popullata.
"Ka mundësi që të mos na duhet t'i japim izolimit një fund të përgjithshëm dhe absolut kudo dhe për këdo," deklaroi dje kryeministri francez, Eduard Filip, duke paralajmëruar vetëm një lehtësim gradual të masave kundër koronavirusit pas 15 prillit.
Në spitalet e Francës u rrit të premten në 6 mijë numri i pacientëve që kanë nevojë për mjekim intensiv, ndërsa numri i shtretërve në dispozicion është dyfishuar që nga fillimi i krizës dhe pritet të arrijë në 14,500.
Rreth 11 mijë pacientë janë shëruar, ndërkohë, megjithëse trajektorja e të infektuarve është duke prekur shifrën 60 mijë në mbarë vendin.
Në Paris janë transferuar qindra infermierë dhe staf mjekësor për t'i shërbyer pacientëve.
Franca raportohet se kryen deri 30 mijë testime për raste të reja çdo ditë, numër ky që do të rritet në ditët që vijnë nëpërmjet analizave që mundësojnë diagnostikimin brenda pak minutave.
Mësohet se në vend janë lëshuar rreth 360 mijë gjoba ndaj qytetarëve që e kanë shkelur urdhrin e ndalimqarkullimit, ndërsa përsëritja e kësaj kundërvajtjeje për 4 herë radhazi rrezikon dënimin deri 6 muaj burg./Ora News
