Sportet e Tjera
Pole-Positionin Andrea Dovizioso në Motegi
11.10.2014 18:57
Fantastik Andrea Dovizioso në Motegi. Piloti italian shkëlqeu në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë duke regjistruar pole-positionin e dytë në karrierë dhe të parin në këtë sezon.
1 minutë 44 sekonda e 502 të mijtat ishte xhiroja rekord e vendosur nga Dovizioso që me këtë paraqitje të tijën bëri sërish të madh motorin Ducati që këto vitet e fundit ka përjetuar shumë ulje-ngritje.

Menjëherë pas Dovit në Motegi u pozicionua një tjetër italian. Bëhet fjalë për Valentino Rossin i cili gjithashtu dhuroi një performancë shumë të mirë mbi cirkuitin japonez.
Së bashku me Dovizioson dhe Rossin nga radha e para në Japoni do të niset edhe Daniel Pedrosa që u pozicionua i treti. Nuk shkoi më shumë se vendi i katërt në këto prova zyrtare kampioni në fuqi dhe lideri aktual i kampionatit Botëror spanjolli Marc Marquez.
Megjithatë pavarësisht vendit të katërt në vijën e nisjes, 21-vjecari i Repsol Hondas në garën e kësaj të Diele do të synojë fitoren për t’u shpallur zyrtarisht kampion për të dytin vit radhazi në Moto Grand Pri.
Pas Marquez u renditën me radhë fituesi i garës së fundit Jorge Lorenzo, i ndjekur nga Andrea Iannone, Pol Espargaro, Cal Crutchlow, Stefan Bradl dhe Bradley Smith.