Masat ekonomike anti krizë, VMRO-DPMNE: Të pamjaftueshme për zbutjen e krizë. LSDM: Ndihmohen qytetarët dhe biznesi
Masave ekonomike për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19...

Masave ekonomike për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset, kanë përplasur pushtetin dhe opozitën.
VMRO–DPMNE vlerëson se Zaev dhe Spasovski nuk iu dolën në ndihmë kompanive dhe qytetarëve.
"Pas shpalljes së masave nga ana e qeverisë në drejtim të mbrojtjes nga kriza aktuale, nuk ka biznesmenë apo sipërmarrës që nuk është hutuar apo i shqetësuar për mungesën e një mase konkrete për të ndihmuar sektorin real në vend. Paketa anti-krizë nuk vlen për pronarët dhe punonjësit që punojnë në kompani që kanë shënuar humbje në muajin mars. Për punonjësit që kanë punuar më pak se 160 orë efektive në muaj, përfshirë në muajin e krizës së prillit, masat nuk do të mbulojnë pagën minimale të tyre neto, d.m.th. ata do të marrin më pak se 14.500 denarë. Zaev dhe Spasovski nuk iu dolën në ndihmë qytetarëve që kanë kredi në banka, pasi pagesa e shtyrë është me interes të dyfishtë. Qeveria përfundimisht po vret turizmin me këto masa.”,- tha Vladimir Neloski nga VMRO DPMNE.
Por, nga LSDM thonë se pakoja e dytë e masave ekonomike të qeverisë në vlerë prej 200 mijë eurosh do të zbusë krizën në të cilën gjendet shteti, ndërsa ndihmohen në mënyrë direkte edhe qytetarët.
“Për të ruajtur vendet e punës, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja siguroi ndihmë të drejtpërdrejtë për të gjitha kompanitë e prekura për çdo punëtor me prej 14,500 denarë. Me këtë masë janë targetuar 35 mijë kompani, gjegjësisht 50 për qind e kompanive në shtet. Nuk janë harruar punëtorët sportivë të punësuar në shoqata sportive, si dhe artistë të pavarur. Këstet e kredive janë shtyrë prej 3 deri në 6 muaj. Përmbarimet janë shtyrë për 6 muaj. Kompanive u është vë në dispozicion huamarrje të lirë prej 50 milonë eurosh me një normë interesi 1 deri në 1.5%.",- tha Kosta Petrov nga LSDM.
Pak ditë më parë, Qeveria miratoi masën e dytë ekonomike, me të cilën u vendos shkurtim i pagës së funksionarëve qeveritarë, të zgjedhur dhe të emëruar, të cilët do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarëve gjatë periudhës që zgjat kriza.
ZEKIRIJA MEXHITI
