Filipçe: Në afërsi të Klinikës për Sëmundje Infektive u ngrit spitali mobil për pacientët me Covid-19
Në afërsi të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, është ngritur spitali mobil për pranimin e pacientëve...

Në afërsi të Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, është ngritur spitali mobil për pranimin e pacientëve me virusin Korona.
Ky spital do të ketë 130 shtretër dhe kushte adekuate, ndërsa tërësisht do të vendoset në funksion javën e ardhshme.
“Ky është vendi ku vendosëm se do të ishte më së miri të kishim një vend me shtretër të mjaftueshëm, shumë më i madh se ai aktual. Sepse këtu është qendra e ekspertizës, ka specialistë të mjekësisë infektive, infermierë, përfshirë ekipin rezervë nga klinika të tjera që rrotullohen në mbështetje të klinikës dhe stafit dhe orarit të përshtatshëm të punës.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Ky spital dhe të gjitha pajisjet e tij janë donacion nga një prej mbështetësve tanë më të fortë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, Norvegjisë. Ajo ka treguar se anëtarësimi në NATO nënkupton mbështetje kur na duhet më së shumti.”,- theksoi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Ne arritëm të pastrojmë së pari këtë hapësirë që ishte shkatërruar seriozisht dhe mund të ketë qenë një problem me dekada i gjatë këtu në Qendrën Klinike.”,- u shpreh kryetari i Qyteti të Shkupit, Petre Shilegov.
Spitali mobil u ngrit brenda shtatë ditësh me angazhimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit.
REJHANE BUSHI METAJ
