Maqedoni

Masat e qeverisë, Spasovski: Përpiqemi të ruajmë 250 mijë vende pune

02.04.2020 17:46

Nëpërmjet pakos së dytë të masave ekonomike, Qeveria mundohet të ruajë 250.000 vende pune...

Nëpërmjet pakos së dytë të masave ekonomike, Qeveria mundohet të ruajë 250.000 vende pune dhe likuiditetin e 35,000 kompanive.

Punëdhënësit do të marrin nga 29 mijë denarë për të punësuar për muajin prill dhe maj, thotë kryeministri, Oliver Spasovski. Ai sqaron se kompanitë private do të kenë mundësi të zgjedhin mes dy opsioneve për ndihmë financiare, 14.500 denarë për punëtorë ose ndihmë prej 50% të taksës së kontributit.

“Nuk mund të shfrytëzohen të dy masat, por të zgjedhin njërën. D.m.th. për çdo punëtorë është siguruar ose rrogë 14.500 denarë për prill dhe maj 2020, ose për ndihmë prej 50% të taksës së kontributit. Edhe hotelet në një mënyrë janë ekonomikisht aktiv, pasi që atë që kemi vendosur njerëz që janë në karantinë shtetërore, një pjesë e mjeteve financiare do t’u ndahet edhe për këtë qëllim.”,- deklaroi kryeministri, Oliver Spasovski.

Edhe qytetarët që kryejnë punë të pavarur si zejtarët do të përfitojnë nga këto masa, 14.500 denarë për person për muajin prill dhe maj. Sipas Qeverisë, 87 për qind e kompanive i plotësojnë kushtet për të aplikuar për këto masa.

Punëdhënësit përmes mënyrës elektronike në  sistemin E-Tatime deri më 5 prill do të duhet të dorëzojnë kërkesë deri te Drejtoria për të Ardhura Publike, ndërsa pagesa nga ana e qeverisë do të bëhet deri më 13 prill.

Nëse punonjësit janë paraqitur me orar të plotë pune do të marrin 14.500 denarë, ndërsa punëtorët të cilët në kontratë u shkruan se punojnë katër orë në ditë, do të marrin 7250 denarë.                                       

“Punëdhënësi që ka përdorur mbështetje financiare për të paguar pagat, obligohet ta ruajë të njëjtin numër të punësuarve që e ka pasur për muajin për të cilin ka kërkuar mbështetje financiare për dhënien e pagave, uljen e numrit të të punësuarve për shkak të daljes në pension ose vdekjes së ndonjë punëtori.”,- tha kryeministri, Oliver Spasovski.

Nëse vërtetohet se punëdhënësi nuk i ka plotësuar kushtet për marrjen e ndihmës shtetërore, duhet t’i kthejë të gjitha paratë e marra plus normën e interesit.

Qeveria apelon deri te punëtorët që mos t’i nënshkruajnë marrëveshjet për largim nga puna, sepse i mbron Ligji për Marrëdhënie Pune.

SANIJE DURAKU