Maqedoni

Covid-19 në vend, Filipçe: Nga 342 testime, 30 të infektuar

02.04.2020 18:19

30 raste të reja me virusin Korona në vend janë regjistruar brenda 24 orëve...

Sipas qytetarëve, më së shumti raste janë regjistruar në Shkup, gjithsej 12 raste të reja, në Kumanovë 8, në Prilep 9 dhe në Kriva Pallankë 1.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se vetëm sot janë hospitalizuar 64 persona, ndërsa 8 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive sot janë hospitalizuar 64, 6 janë raste të reja, 8 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Disa pacientë janë në gjendje shumë të mirë dhe nëse testet e tyre janë negative, ata do të lëshohen. Kemi një rast në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar, është  mjek, i cili kishte një histori epidemiologjike pozitive, testi i tij është pozitiv, ishte në kontakt me kolegët. Psikiatërve nga spitali iu dha një rekomandim për vetizolimin.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

I pyetur nga TVM2 se pse nuk vendoset edhe Kumanova në karantinë kur dihet se atje kemi numër më të madh të të infektuarve me Covid-19, Filipçe e dha këtë përgjigje:

“Në periudhën kur u vendos për Dibrën nuk kishte situatë të jashtëzakonshme dhe nuk kishte kufizim të lëvizjes. Analizat tona dhe vlerësimet e kontakteve të këtyre personave që janë të infektuar tregojnë se nuk ka nevojë të ashpërsohen masat. E përcjellim situatën, çdo ditë analizohen rastet, cili është vendi i të infektuarve, kështu që ka gjasa të sillen masa të reja por jo tani. Sepse këto kufizime në lëvizjet e qytetarëve, ora policore, distancimi i të dy grupeve, pleqve dhe të rinjve, vlerësojmë se sipas mendimit të ekspertëve janë masa të mjaftueshme.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri i shëndetësisë njoftoi se është hapur një ueb faqe e re koronavirus.gov.mk, që më lehtë t’u qasemi informacione që kanë të bëjnë me Covid-19.

Nga Covid-19 në vendin tonë jetën e kanë humbur 11 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Korona në vend ka shkuar në 384.

SANIJE DURAKU