Maqedoni

Fondacioni “Firdeus” ndau ndihma humanitare për 600 familje skamnore të Maqedonisë së Veriut

02.04.2020 19:14

Duke u nisur nga situata e krijuar me pandemine globale Covid-19, Fondacioni “Firdeus”...

Duke u nisur nga situata e krijuar me pandemine globale Covid-19,  Fondacioni “Firdeus”, i udhëhequr nga humanisti, Elvis Naçi, ndau 85 pako humanitare për familjet në nevojë të Kërçovës, me të cilat sadopak do të ndikohet në zbutjen e varfërisë tek familjet e varfra të Kërçovës.

Me këtë aksion humanitar është planifikuar ndarja e 600 pakove humanitare dhe ai përfshin komunat shqiptare nga Struga deri në Kumanovë, thotë Bashkim Bajrami, përgjegjës për ndarjen e ndihmave në Maqedoninë e Veriut.

Vlera  e përgjithshme e pakove humanitare është rreth 20 mijë euro dhe ato gjatë ditëve në vijim do të ndahen në të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

SHABAN DALIPI