Botë

Shqipëri, 16 viktima dhe 277 të prekur nga virusi Korona

02.04.2020 19:33

16 viktima dhe 277 të infektuar është bilanci i përgjithshëm i virusit Korona në Shqipëri...

Në përditësimin e të dhënave, Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Tirana kryeson me numrin më të lartë të të prekurve.

Ministria po ashtu njofton se në Shërbimin Infektiv ka mbërritur një sasi e medikamentit “Chlorokina” për trajtimin e COVID-19, medikament i cili po përdoret edhe në vende të tjera të botës dhe që më herët është përdorur kundër të prekurve me sëmundjen e malaries.

LULJETA NDOKA