Këshilli Veriatlantik i NATO-s diskuton për përballjen me virusin Korona; Dimitrov, për herë të parë të barabart me 29 vendet e NATO-s
Këshilli Veriatlantik ka mbajtur mbledhjen e parë në të cilën Maqedonia e VeriUt ka marrë pjesë si anëtare e barabartë e NATO-s...
Tema kryesore e kësaj mbledhjeje ishte përballja me virusin korona. Sekretari gjeneral Jen Stoltenberg bëri të ditur se NATO do të jep përkrahjen e sajë në luftën me virusin korona në mbar botën.
“Kemi vendosur që komandanti ynë ushtarak gjenerali Vollters ta koordinojë përkrahjen ushtarake për luftë me krizën, që ta përshpejtojmë ndihmën. Për këtë do të ndihmojë identifikimi i transportit ushtarak që të sigurohen paisjet mjeksore. Me këtë do të thjeshtësohen procedurat për mobilizimin e transportit ajror në koordinimm eurokontroll”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jen Stolltenberg.
NATO do të ndihmojë gjithkund në botë tha Stoltenberg i cili njoherit bëri të ditur se edhe përkundër krizës operacionet ushtarake të natos do të vazhdojnë. Ai njëherit i shprehu mirëseardhje Maqedonisë së Veriut e cila tanimë është anëtare e barabartë e aleancës. Vendin në këtë mbledhje që u mbajt nëpërmjet video lidhjes e prezentoi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.
“Në deklaratën finale që sapo e konfirmuam në pjesën më të madhe theksohet nevoja për solideritet të fuqishëm dhe unitet të shfrytëzohen mekanizmat e NATO-s edhe lidhur me furnizimet e përbashkëta publike edhe lidhur me ndihmën dhe solidaritetin e ndërsjellë qoft për personel mjeksor, apo paisje mjeksore”, theksoi minsitri i jashtëm i RMV-së, Nikolla Dimitrov.
Do të anagzhohemi maksimalisht që kapacitetet e NATO-s ti shfrytëzojmë edhe për mbrojtjen e qytetarëve të vendit nga pasojat e virusit korona theksoi Dimotrov në prononcimin për servisin publik.
FARIJE DAUTI BAKIU
