Maqedoni
Miratohet qasje deri në Fondin Solidar Europian
03.04.2020 10:20
Është miratuar qasje deri në Fondin Solidar Europian, që do të thotë që në mënyrë të barabartë...

Është miratuar qasje deri në Fondin Solidar Europian, që do të thotë që në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet evropiane do të marrin pjesë në procedurat e përbashkëta për furnizim të materialeve dhe aparateve. Gjithçka lidhur me nevojat e institucioneve shëndetësore për virusin korona, ne jemi të barabartë me vendet – anëtare të BE-së, që është përfitim i madh pas vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. BE-ja i hap dyert dhe jemi të barabartë bashkë me vendet anëtare në gjithë këtë proces.
“Holanda dha donacion një kabinet për diagnostifikim të virusit korona – bëhet fjalë për një makinë, kabinete për vetizolim, pajisje të tërësishme e cila duhet të instalohet dhe teste për 2.000 pacientë. Kjo praktikisht është laborator i cili do ta dyfishojë kapacitetin e laboratorit të tanishëm në Institutin për Shëndet Publik.
Holanda këtë donacion e bëri përmes Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike me seli në Vienë dhe Organitatës Botërore të Shëndetit, për të cilën dua të shpreh falënderim të veçantë, si dhe për Ambasadën e Gjermanisë për donacionin e bërë. Morëm përsipër dhe tani më po përgatitet listat për publikimin e donatorëve në llogari, megjithatë edhe në pajisjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri Filipçe.
“Lidhur me informacionet për pacientët me testet nga spitali “Sistina”, dua të them se ekziston mendim profesional nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që i ndjek rekomandimet e OBSH-së dhe kjo është se për pacient pozitiv i cili u regjistrua si pacient i infektuar që do të bëjë test dhe i njëjti do të jetë pozitiv me prezencë të virusit. Testet e antitrupave vetëm ngre dyshim se dikush është bartës i virusit dhe sepse te të gjithë të cilët i bëjnë këto teste për prezencë të virusit për tu konfirmuar sëmundja apo jo, gjegjësisht bartësi i virusit dhe në bazë të asaj të hyn në regjistrin e të infektuarve në vendin tonë dhe jo vetëm në vendin tonë, ky është kriter sipas të cilit regjistrohen pacientët në botë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së”, informoi ministri Filipçe.
Lidhur me testimin, ka numër më të madh të testeve për 1 milionë banorë, në raport me të gjitha vendet në rajon, vetëm Sllovenia ka më shumë se RMV – 4.117 që nga fillimi deri më tani. Domethënë mbi 2.000 në 1 milionë banorë që konsiderohet për numër i madh nga numri i përgjithshëm i vendeve në botë, ne jemi mes të parëve 30-40, që është rezultat i shkëlqyer dhe nuk bëhet fjalë vetëm për numër të testeve por edhe për qasje të përgjithshme drejt identifikimit të pacientëve, kontakteve të tyre, klastereve të sëmurëve.
“Po testohen pacientë pozitiv me simptome, po identifikohen kontaktet e tyre primare dhe u rekomandohet vetizolim. Duke testuar në këtë mënyrë kemi kontroll të tërësishëm dhe pasqyrë të trajtimit, gjegjësisht gjendja e pacientëve, për arsye se nuk është vetëm testi si numër, por edhe gjendja klinike e pacientit, përfshirë mjekun amë në kontroll, në ndjekjen e pacientëve, kontrolli i mëtejshëm pas përfundimit të mjekimit dhe zbatimi i testeve për kontroll pas periudhës së caktuar të mjekimit, që të dëshmohet testi negativ i virusit që do të thotë se pacienti është praktikisht i trajtuar. Në këtë moment, epidemiologët kanë konsensus absolut se ky model i qasjes nuk duhet të ndryshohet. Konsiderojmë që është mjaft i përshtatshëm duke pasur parasysh që jep rezultate të mira për sa i përket rritjes lineare dhe eksponenciale të numrit të rinj të pacientëve, po gjithmonë ka mundësi të del diçka nga planet për shkak se këto janë analiza, të dhëna statistike dhe të përsëris që në përputhje me këtë, me masat të cilat janë zbatuar, pikun e presim në fund të muajit prill”, potencoi ministri Filipçe.
