VENDIMET NGA VAZHDIMI I MBLEDHJES SË 32-TË TË QEVERISË:
Qeveria e RMV-së, në vazhdimin e mbledhjes së 32-të miratoi Dekrete, vendime dhe konkluzione shtesë.
Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së, shqyrtoi propozimin e Ministrisë së Financave, për uljen e shpenzimeve joproduktive për shkak të menaxhimit me krizën shëndetësore-ekonomike, të shkaktuar nga virusi korona KOVID-19 dhe solli këto konkluzione:
1. Në sektorin publik, përkohësisht ndalohen punësime të reja, angazhime të reja nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme dhe marrëveshje të tjera në vepër, përveç angazhimit të kuadrit adekuat në sektorin shëndetësor dhe në sektorë të tjerë, që janë në drejtim të ballafaqimit me pasojat nga virusi korona.
Për çdo vend pune të zbrazët (nga pensioni dhe largime tjera në bazë të ndryshime), të mos ketë punësime të reja
Nëse paraqitet nevoja për plotësim të ndonjë vendi të punës, i njëjti të plotësohet nga institucione ku ka tepricë të punëtorëve. Nëse askund nuk gjendet kuadri i nevojshëm nëpër institucione, për angazhimin e personave, të vendosë Qeveria.
Të mos ndërpriten procedurat e filluara për punësim, për të cilat ka pëlqim nga Ministria e Financave. Pëlqimet e dhëna, për të cilat nuk është filluar procedura për punësim, mos të fillohen.
2. Shpenzimet e reprezentacionit, sponsorizimet dhe reklamat në sektorin publik, të ulen në minimum.
3. Marrëveshja kolektive për kulturën, me të cilën rregullohen të gjitha të drejtat, të prolongohet deri në fund të vitit 2020.
4. Punëtorëve në sektorin publik, të mos u ndahet regres për pushimin vjetor në vitin 2020 dhe mos të realizohen të drejtat e tjera në marrëveshjen kolektive të sektorit publik, për vitin 2020.
5. Gjatë vitit 2020, përkohësisht ndërpritet blerja e mobilieve, pajisje dhe veturav, të cilat në thelb dhe drejtpërdrejt, nuk janë të ndërlidhura me menaxhimin e krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi KOVID-19, përveç për ato të cilët ka leje nga Qeveria.
6. Qeveria i ka ngarkuar ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, t’i ulin shpenzimet për 15 % për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë.
7. Qeveria deri në fund të vitit 2020 , i ngarkon shfrytëzuesit e buxhetit dhe shfrytëzuesit individualë, t’i respektojnë masat për uljen e shpenzimeve.
8. Qeveria ngarkohet t’i informojë komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit dhe subjektet e tjera në sektorin publik, për masat e miratuara për ulje dhe u rekomandon t’i respektojnë masat e miratuara për uljen e shpenzimeve, si dhe të përmbahen nga shpenzimet jo të rëndësishme, të cilat nuk kontribuojnë në menaxhimin me virusin korona.
Në mbledhje qeveria miratoi Vendim për subvencionimin e kamatës kundrejt Bankës Europiane për Investim, e cila do të llogaritet në pjesën tjetër të mbetur nga huamarrja në vlerë prej 50.962.187,00 euro, të miratuar me marrëveshjen financiare, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha dhe projekte tjera me prioritet – faza V, të nënshkruar në mes Bankës Europiane për Investim dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, si dhe kamata e llogaritur nga ana e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Qëllim parësor i kësaj linje kreditore, është sigurimi i kapitalit të freskët për mbështetje dhe për tejkalimin e problemeve të cilat dalin nga gjendja e krijuar me paraqitjen e virusit korona (COVID – 19), e cila drejtpërdrejt prek punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në drejtim të masave për stimulimin e punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet gjetjes së modaliteteve për stimulimin e procesit të prodhimit, sigurimit të likuiditetit të ndërmarrjeve, ruajtjes së vendeve të punës, si dhe mbajtjes së pozicionit konkurrues të kompanive.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Informacionin për nevojën e ri-dizajnimit të linjës Kreditore nga Fondi i posaçëm kreditor (FPK) dhe linjës Kreditore për energji efikase dhe burime të ripërtritshme të energjisë, me qëllim vendosjen e mjeteve nga ky fond dhe linjës kreditore, në funksion të uljes së pasojave nga virusi korona, (COVID-19), me rekomandim të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut , që kushtet e lehtësuar t’i aplikojë në thirrjen Publike në një afat sa më të shkurtër kohorë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për transferim të mjeteve të grumbulluar shtesë nga Fondet e kompensimit të ndihmës së huaj , nga xhirollogaritë e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në xhirollogaritë e Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut -SHA Shkup.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për financimin e organizimit dhe rikonstruksion të hapësirave publike në hapësirat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”- Shkup gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në bazë të të cilit, vërtetohen mjetet financiare në vlerë prej 78.000.000,00 denarë, për sigurimin sa më efikas të funksionimit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, për mundësimin e dhënies së shërbimeve shëndetësore, transport të pacientëve të sëmurë nga sëmundja infektive COVID-19 dhe funksionim të pa ndërprerë të klinikave të tjera në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, në kushte të rritjes së vëllimit të punës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas Nenit 2 nga ky Dekret, pjesëmarrja financiare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është për harxhime për rikonstruksionin e rrugëve dhe trotuareve, depërtimi i hyrjeve të reja, ndarja e trafikut të makinave dhe të këmbësorëve, lëvizje e papenguar e automjeteve ndër-spitalore dhe urgjente, automjeteve të ndihmës së shpejt, mjekëve dhe pacientëve në klinikë, si dhe pastrimi i hapësirave publike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”- Shkup.
Mjetet e miratuar me këtë Dekret, Ministria e Financave do t’ia transferojë qytetit të Shkupit, i cili e realizon rikonstruksionin e hapësirave publike në hapësirën e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Shkup, në koordinim me Ndërmarrjet Publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në transportin rrugor dhe hekurudhor, me të cilin, dhënia e provimit për këshilltar për siguri gjatë transportit të materieve të rrezikshme dhe provimit për aftësim profesional të vozitësve të veturave për transport të materieve të rrezikshme, prolongohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vlefshmëria e certifikatave për aftësim profesional për këshilltar të sigurisë gjatë transportit të mjeteve të rrezikshme dhe aftësim profesional të vozitësve të veturave për transport të mjeteve të rrezikshme, afati i të cilëve ka skaduar, vazhdohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në mbledhje është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor, në bazë të së cilit, dhënia e provimit për kompetencë profesionale, të personit përgjegjës për transport dhe të provimit për kompetencë profesionale për vozitës për pjesëmarrje në transportin ndërkombëtar rrugor, prolongohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe afati i certifikatave për kompetencë të vozitësit për pjesëmarrje në transportin ndërkombëtar rrugor, afati i të cilëve ka skaduar, vazhdohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.