Maqedoni
Virusi Korona, EVN: 200 mijë euro donacion për spitalin mobil
03.04.2020 12:37
EVN Maqedoni bëri donacion prej 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë...

EVN Maqedoni bëri donacion prej 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë për prokurimin e pajisjeve mjekësore dhe materialeve për nevojat e sistemit shëndetësor publik për menaxhim të Kovid 19. Përveç kësaj EVN kontribuoi edhe në lidhjen falas të enegjisë elektrike përë këtë spital mobil, në vlerë prej 10.000 euro.
Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni Shtefan Peter, sqaroi se "në këto kushte të jashtëzakonshme, është i nevojshëm koordinim i përbashkët me qëllim të menaxhimit sa më të lehtë të pasojave shëndetësore, por edhe ato ekonomike, të cilat po i shkakton përhapja e virusit Kovid-19. Si partner konstruktiv i shoqërisë edhe më tutje do të mundohemi që në mënyrë aktive të ndihmojmë", theksoi ai.
Para 6 muajve EVN poashtu bëri donacion pastrues të ajrit me kapacitet prej 2500 kubikë në orë për Ministrinë e Shëndetësisë, filtra hepa dhe makina respiratore për ventilim mekanik të frekuencës së lartë për foshnjet e sapolindura, me vlerë të përbashkët prej 60.000 euro. EVN veçmë ka ndërmarrë një seri aktivitetesh që të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarët. Të gjithë konsumatorët janë të udhëzuar që t’i shfrytëzojnë shërbimet on-line të kompanisë, ndërsa aktivitetet e kompanisë zhvillohen në përputhje me të gjitha rekomandimet për distancim fizik thonë nga EVN.
