Maqedoni

“Beteja” ekonomike me Covid-19, MPPS, lehtëson kushtet për ndihma sociale

03.04.2020 14:04

Një nga masat kyçe e pakos së dytë ekonomike për të lehtësuar pasojat nga kriza e Covid 19....

Një nga masat kyçe e pakos së dytë ekonomike për të lehtësuar pasojat nga kriza e Covid 19, përfshin edhe personat e mbetur pa punë për të cilët është paraparë qasje e menjëhershme në sistemin e mbrojtjes sociale, njoftoi sot zv/ministri i Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar. Sipas tij rreth 30 mijë shfryëzues actual të ndihmës sociale do të marrin nga 1000 denarë më shumë për dy muajt, prill dhe maj. Kjo do t’ju mundësojë amvisërive me status të rrezikuar social jo vetëm që më lehtë të përballojnë krizën, por edhe kyçje më të lehtë të anëtarëve të familjes në programet për punësim apo në tregun e punës.
 
“Të gjithë personat që janë te rrezikuar,  dhe duhet të marrin ndihmë minimale të garantuar, përcaktimi do të bëhet në bazë të lartësisë mesatare  të të gjitha të hyrave e gjithë anëtarëve  të familjes, të përllogaritura  nga muaji i fundit. Masa do të zgjasë 2 muaj, në prill dhe maj të këtij viti.. Kemi paraparë  edhe një masë tjetër. Të gjithë shfrytëzuesit actual të mbrojtjes sociale  të marrin ndihmë shtesë energjetike  plus 1000 denarë më shumë për muajt prill dhe maj...Ndihma do të arrijë deri tek të gjithë personat që kanë nevojë, në veçanti  e njejta do t’ju dedikohet personave të  kategorive të rrezikuara në shoqëri.”- tha Gjonul Bajraktar, zv/ministër i MPPS-së.
 
Ministrja plotësuese në MPPS Sanella Shkrielj, tha se askush në këtë shoqëri nuk është I harruar, dhe bëri sqarime për adoptim edhe të kategorisë së fëmijëve në sistemin për mbrojtje sociale. 
 
“Është me rëndësi të madhe që fëmijët nga familjet  pa të  ardhura apo me të ardhura të ulta, të marrin asisencë shtesë. Qeveria solli vendim për ndërprerjen e kushtit për dorëzimin e vertetimit për rregullshmëri  të pagesës së shtesave për arsim për periudhën e tretë apo katërt, për vitin kalendarik 2019/2020. Kjo do të thotë se pagesa e shtesës për arsimimim do të marrin gjithsej 17 mijë fëmijë.”- tha Sanella Shkrielj, ministre plotësuese në MPPS.
 
Në pakon e masave përfshihen edhe dorëzimi i kërkesave  për të fituar të drejtën e ndihmës financiare vetëm një herë për foshnjet e posalindura, për vazhdimin e të drejtës për marrje të shtesave për fëmijën e tretë, dhe të katërt. Kërkesat për aplikim mund të bëhen për tre muajt e ardhëshëm nga dita e skadimit të afatit të gjendjes së jashtëzakonshme.  
 
MERITA GASHI