Ekonomi

Shfuqizohet ndalesa e eksportit të miellit, Bekteshi: Miell e grurë ka mjafueshëm në vend

03.04.2020 14:26

Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në vendet fqinjë...

Do të shfuqizohet ndalesa për eksportin e miellit në vendet fqinjë. Ministri i ekonomisë pas takimit me prodhuesit e miellit theksoi se në  vend nuk ka mungesë të grurit dhe miellit, kurse çmimet nuk kanë shënuar rritje dhe kjo ka shtyrë qeverinë që të merr një vendim të tillë. Bekteshi informoi se ky lehtësim do të bëhet me faza. 
 
“Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit vendor duhet të destinohet për tregun e brendshëm dhe një përqindje e caktuar do të jetë e caktuar për eksport, me të vetmin qëllim që kjo industri shumë e rëndësishme për vendin në këto momente të jetë më konkuruese jo vetëm për tregun vendor, por edhe në atë rajonal.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Shoqata e industrisë së miellit dhe bukës: Grurë ka mbjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik
 
Nga shoqata e industrisë së miellit dhe bukës thonë se në fillim të krizës së shkaktuar nga virusi korona, kishte një kërkesë të shtuar për miell, gjë që rriti çmimet botërore për grurë. Sidoqoftë thanë se nuk ka nevojë për panik, sepse ka rezerva të mjaftueshme.
 
“Ka rezerva të mjaftueshme, importi i grurit është i lejuar dhe nuk ka problem me transportin. Ashtu që qytetarët të mos bëjnë panik Kishim një problem juridik me vendimin, por besoj se e kemi tejkaluar atë. Presim që qeveria më së voni deri të hënën të miratojë ndryshimet. Në vendim janë të potencuara vetëm çmimet e produkteve e jo edhe lëndët e para, gjë që shkaktoi bllokadë.”- tha Goran Malishiq, kryetar i shoqatës të industrisë së miellit dhe bukës.
 
Ditë më parë  nga industria e miellit kishin ankesa se kjo industri është në ngecje, për shkak se nuk ka pasur porosi nga tregtarët vendorë. Ata kryesisht kanë shitur miell të Serbisë me çmime më të larta, për shkak se vendimi i qeverisë ua ka lejuar një gjë të tillë. 
 
ERSAN PAJAZITI