Maqedoni

Dibër, edhe dy të infektuar të rinj, rritet numri në 49

03.04.2020 14:42

Rritet në 49 numri i të infektuarve nga vorusi Korona në Dibër pasi edhe dy persona....

Rritet në 49 numri i të infektuarve nga vorusi Korona në Dibër pasi edhe dy persona, nga 19 sa u testuan, dolën pozitivë. Për fat të mirë 17 të tjerët që u testuan janë negativë nga Covid 19. Qytetarët e Dibrës vazhdojnë të respektojnë orën policore. 
 
Një tjetër problem që hapi Covid 19 në Dibër, përvec izolimit të tërësishëm të qytetit, ishte edhe pamundësia për grumbullimin dhe  nxjerrjen nga qyteti  të qingjave. Tashmë kjo pengesë është tejkaluar dhe nga Dibra e rrethina këtë vit mund të shiten 17-18 mijë qingja edhe përkundër situatës me Pandeminë.
 
Pozita kodrinoro-malor e Dibrës favorizon blektorët që të mbarështrojnë deri në 40 mijë kokë dele. 
 
ATLI DEMA