Botë

Covid-19, 53 mijë të vdekur, 1 milion të prekur në botë

03.04.2020 15:09

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga virusi korona rritet dita ditës....

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga virusi korona rritet dita ditës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i vdekjeve në mbarë botën ka shkuar në 53 mijë persona. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19.
 
Italia regjistron gjithsej 13,915 të vdekur në total dhe autoritetet kanë zgjatur edhe për një muaj qëndrimin në shtëpi. Pacientja më e vogël në 24 orët e fundit në Itali ishtë 5 vjeç dhe vuante nga patologji shumë serioze. Spanja ka numëruar 932 të vdekur në 24 orët e fundit. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 10.935 që nga fillimi i krizës shëndetësore.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5,911 viktima, prej tyre 1000 janë regjistruar brenda një dite të vetme, një shifër kjo e paregjistruar deri më sot. Në SHBA ka me më shumë se 243,000 raste të infeksioneve në të 50 shtetet.
 
Franca ka 5,387 viktima, Irani 3,160, Britania e Madhe 2,926, Holanda 1,341, dhe Belgjika 1,011 viktima nga Covid 19. Në Gjermani janë regjistruar 1,107 viktima. Kancelarja Merkel është rikthyer ndërkohë në punë pasi u vetëkarantinua në shtëpi për dy javë. Megjithatë do të vijojë të zbatojë rregullat e distancimit social dhe komunikimi me popullin do të zhvillohet përmes video-konferencave.
 
Serbia ka shënuar dy vdekje të reja nga korona, 31 viktima në total. Qeveria ndaloi daljen e njerëzve në rrigë nga Ora 13 e së shtunës deri të hënën në mëngjes. Në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 56.
 
Kina ka regjistruar 29 raste të reja të importuara dhe 4 vdekje të reja në Vuhan, duke e cuar numrin e vdekjeve në total në 3.322 persona. Të infektuarit janë 81.620 ndërsa janë shëruar 76 mijë e 500 pacientë. Në Korenë e Jugut ka  9.976 të infektuar 169 persona kanë vdekur. Indonezia regjistron 170 viktima dhe 1.790 të infektuar.
 
GAZMEND KURTISHI