Maqedoni
Tetovë 1 i vdekur 15 të prekur, Arifi kërkon ashpërsim të masave
03.04.2020 15:21
Një 68 vjecar nga Bogovina, që vuante edhe nga sëmundje në zemër...

Një 68 vjecar nga Bogovina, që vuante edhe nga sëmundje në zemër, është viktima e fundit nga virusi korona në Tetovë. Nga 75 mostrat e mara për analiza nga ISHP, 15 persona kanë rezultuar pozitië. Shtatë janë nga Tetova, katër nga komuna e Tearcës dy nga komuna e Bogovinës dhe nga një të infektuar kanë komunat Zhelinë dhe Bervenicë. Shtabi i krizës, po menaxhon situatën dhe kërkon që në 10 ditët e ardhëshme qeveria të sjellë vendime më rigoroze për lëvizjen e qytetarëve thotë për TVM 2 kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
"Gjithcka që është në komunë e Tetovës po desinfektohet,dhe ridezinifektohet, ku në pjesët urbane tani ne bëjmë ridezinfekitm. ..Kjo javë është javë e progresionit dhe nuk do të ishte problem që në 10 ditët që vijnë të kemi masa pak më rigoroze. Sa më rigoroze I kemi masat, mundësinë e përhapjes e kemi më të vogël dhe atë e kemi qëllim pasi kapacitet tona shëndetësore që janë fragjile pasi nuk kemi kapacitet si në vendet e zhvilluara. Masat më rigorozë mund të japin edhe rezultate më mira,"- tha për TVM 2 kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Edhe qytetarët janë që të ketë masa më të rrepta me qëllim të parandalohet përhapja e shpejte e virusit korona.
"Mundësisht sa më tepër të mbyllemi në shtëpi, rigoroz ndaj të gjitha masave që duhet të merren, sa më pak dalje jashtë dhe pastrimi i tepërt I duarve"...
"Duhet të mbahen masat,ne respektojm sa mundemi. Duhet të kemi kujdes por punat detyron që të dalish, duhet me hëngër me pi."- thanë qytetarët.
Por jo të gjithë kanë kujdes. Edhe përkundër rekomandimeve të shumta nga ana e OBSH-ës,Qeveria dhe nga Komuna e Tetovës, që qytetarët mos grumbullohen kryesisht tek bankat, Ata vazhdojn edhe më tej të grumbullohen dhe mos respektojnë, së paku edhe distancën prej 1.5 metra.
Në rajonin e Pollogut policia ka kapur në flagrancë dy persona duke shkelur orën policore e ndaj tyre ka ngritur parshtresë adekuate sipas nenin 206 të Kodit penal . Në karantin shtetëror janë 410 persona dhe 114 persona janë të mbikëqirur nga polica e SPB Tetovës me kërkesë të inspektoriat shtetëror për sanitari dhe shëndetësi.
VISR SADIKI
