Maqedoni

Pagesat e faturave mujore, KRRE: Lehtësime vetëm për ata që pësuan nga kriza

03.04.2020 15:36

Asnjë lirim gjithpërfshirës nga pagesa jo në kohë e faturave për muajin prill dhe maj....

Asnjë lirim gjithpërfshirës nga pagesa jo në kohë e faturave për muajin prill dhe maj. Komisioni Regullator për Energjitikë, vendosi që të gjithë qytetarët, të cilët kanë të ardhura të regullta mujore, duhet t’i paguajnë në rregull  faturat e energjisë, ujit dhe ngrohjes qëndrore për muajt mars, prill dhe maj. Vetëm kështu sipas tyre, sigurohet  stabiliteti i qëndrueshëm i këtyre kompanive, të cilat janë duke pësuar humbje të mëdha nga kriza me Covid 19. Megjithatë, ky vendim nuk vlen për qytetarët të cilët janë goditur nga situata dhe kanë mbetur pa punë, as për ata që marrin paga të përgjysmuara, apo janë larguar nga puna. Për ta po shqyrtohet një mënyrë alternativë pagese.
 
“Jemi duke punuar me të gjitha këto tre Kompani pra ujësjellësin, ngrohtoren qendrore, dhe EVN-në, që për qytetarët të cilëve buxheti familjar u është goditur nga pandemia,  të gjendet një modalitet tjetër i cili do të jetë lehtësues për ta dhe i pranueshëm për Kompanitë. Këto kompani të cilat janë duke punuar në të mirë të qytetarëve të vendit, për tju ofruar atyre kushte për jetesë, janë duke pësuar humbje të mëdha, sic është rasti i Kompanisë MEPSO e cila planifikohet që në këtë vit do të shënojë një rënie prej 4 milion euro.”- tha Ivan Despotov nga Komisioni Regullativ i Energjisë.
 
Nga KRRE iu kanë rekomanduar këtyr ekompanive që t’i përmbahen thirrjeve dhe vendimeve të Qeverisë, e derisa sa të jetë aktuale kriza me pandeminë, të mos marrinë masa të shkyçjes së tyre nga rrjeti i furnizimit. Masat e Qeverisë për t’ju dalë në ndihmë Kompanive dhe punëtorëve, do të përfshijnë diku rreth 250 mijë punëtorë  dhe rreth 35 mijë kompani. Gjatë kësaj kohe këto Kompani kanë mbyllur filialet e tyre për pranimin e qytetarëve dhe u kanë sygjeruar që gjatë kësaj kohe pagesat e faturave të bëhen mundësisht  në mënyrë elektornike. 
 
FITIM RYEZIU