Maqedoni

Masat ekonomike për tejkalimin e krizës, LSDM: Ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët

03.04.2020 16:15

LSDM dhe VMRO-DPMNE sërish janë përplasur rreth masave për tejkalimin...

LSDM dhe VMRO-DPMNE sërish janë përplasur rreth masave për tejkalimin e krizëz ekonomike nga pademia. Për LSDM paketa e dytë e ekonomike e qeverisë me 200 milion euro ofron ndihmë të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët, punëtorët, ekonominë, dhe të gjithë ata që janë të goditur nga kriza që ka shkaktuar pandemia.  
 
"Rreth 87% e ndërmarrjeve mund të aplikojnë për këto masa, ku do të përfshihen rreth 250 mijë vende pune dhe rreth 35 mijë ndërmarrje. Shuma që secili punëtor do të marrë në dy muaj është 29,000 denarë, ose 14.500 denarë për një muaj. Qytetarët që kanë humbur punën për shkak të krizës do të paguhen 50% nga paga mesatare në 24 muajt e fundit. Masat do të zbusin goditjen ekonomike edhe për qytetarët që janë të vetëpunësuar. Për ata janë parashikuar ndihmë për muajin prill dhe maj deri më 14.500 denarë. Me masat gjithashtu kujdes u kushtohet edhe qytetarëve në ekonominë informale."- tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM
 
VMRO-DPMNE: Masat janë të vonuara dhe kufizuese
 
VMRO-DPMNE këmbëngul se masat janë kufizuese dhe të pamjaftueshme që  kompanitë të mund të mbajnë të gjithë puntorët në vendet e tyre të punës.
 
 “Shumë pak kompani do ta shfrytëzojnë shumën e plotë prej 14.500 denarë, pasi masa ka të bëjë me numrin e orëve të punës. Duke pasur parasysh se gjendja e jashtzakonshme do të zgjasë, puntorët do të kenë zero orë efektive në prill, dhe ndoshta edhe në maj. Të punësuarit në kompani me zero orë pune efektive në muajin prill nuk do të jenë në gjendje ta përdorin këtë mbështetje prej 14,500 denarë fare. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në maj.”- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. 
 
NAIM RAMADANI