Maqedoni

Analistët: Presidenti të mos mbaj inatë me BDI-në

12.10.2014 14:43

Drejtuesit e institucioneve gjatë zbatimit të kushtetutës si bazë themelore për funksionimin e shtetit juridik duhet të mbajnë llogari...

Drejtuesit e institucioneve gjatë zbatimit të kushtetutës si bazë themelore për funksionimin e shtetit juridik duhet të mbajnë llogari edhe në zhvillimin dhe ndërtimin e raporteve ndërnjerëzore dhe ndëretnike.
 
Kështu vlerëson  eksperti juridik Naser Zyberi. Në këtë kontekst, thotë ai edhe emërimi i funkcionarëve nga ana e zyrës së presidentit  duhet të jetë në këtë frymë, mandje edhe po të jetë në pyetje kohabitimi, apo qëndrimi i ndryshëm i një subjekti të caktuar politik gjatë proçesit zgjedhorë ky relacion duhet respektuar deri në fund, aq më tepër kur bëhet fjalë për partnerë në krijimin e institucioneve, thotë Zyberi.
 
“Në momentin kur merret mandati ai duhet të ushtrohet në kapacitetin e plotë. Ushtrimi në kapacitetin e plotë i pushtetit nënkupton qëndrim të  njejtë ndaj të gjithë qytetarëve dhe ndaj të gjitha subjekteve pamarrë parasyshë rolin e tyre në proçesin zgjedhorë. Prej atij momenti presidenti është president dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve të atij shteti në të cilin ushtrohet  pushteti. Është president i të gjithë subjekteve politike dhe ai në kapacitetin e plotë duhet të funkcionojë në këtë mënyrë duke respektuar të gjithë faktorët politik dhe të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike dhe politike dhe pa dallim të pozicionit në momentin e proçesit zgjedhorë”, shprehet eksperti juridik, Naser Zyberi.
 
Moskoordinimi me faktorët relevant gjatë emrimit të funkcionarëve sipas Zyberit  paraqet shkëputje të hallkës mes Presidentit dhe vullnetit të shumicës së elektoratit shqiptar dhe njëkohësisht mund të ketë impakt negativ në ndërtimin e dijalogut midis palëve.
 
“Mungesa e bashkpunimit mes presidentit dhe BDI-së do të ketë impakt negative në kontestin më të gjërë të dijalogut politik në R.M i cili edhe ashtu në shumë segmente mungon, në shumë segmente është i brishtë dhe tani po shfaqet një fokus i krizës i ri në vetë partnerët e koalicionit”, shprehet eksperti juridik, Naser Zyberi.
 
Në amandamentin e XIII-të kushtetutës thuhet: “Gjatë emërimit të tre anëtarëve , Presidenti do të sigurojë që përbërja e Këshillit, si tërësi, në mënyrë përkatëse të pasqyrojë përbërjen e popullatës në Maqedoni”.
 
Presidenti Gjorge Ivanov formoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por pa përfaqësues të BDI-së. Ai për anëtarë të rinj të këtij Komisioni, zgjodhi ish deputeten Flora Kadriu, Veli Krecin dhe Naser Sejdinin, zv/shef i shtatmadhorisë.
 
Me këtë përzgjedhje, presidenca u pëgjigj në situatën e krijuar rreth delegimit të kuadrit të BDI-së në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të cilët vazhdojnë ta kontestojnë legjitimitetin e presidentit.
 
Në mandatin e kaluar anëtarë shqiptarë të këtij Këshilli kanë qenë Abdilaqim Ademi dhe Veli Kreci, të cilët i kishte emëruar presidenti Gjorge Ivanov, dhe Talat Xhaferri si ministër i mbrojtjes. 
 
NAIM RAMADANI