Maqedoni

ISA 2, RMV nënshkruan marrëveshje me BE-në

03.04.2020 16:48

Maqedonia e Veriut nënshkroi marrëveshjen me BE-në për qasje në Programin ISA2...

Maqedonia e Veriut nënshkroi marrëveshjen me BE-në për qasje në Programin ISA2, i cili paraqet kornizën qëndrore për përkrahje të anktiviteteve për digjitalizimin në sektorin publik, në përgjithësi. Marrëveshja u nënshkrua nga Komisari për Buxhet dhe Administratë i BE-së, Johanes Han dhe ministri i administratës dhe Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski.   
 
“Ky është vendi ku bëhen plane për zhvillimin e shoqërisë informatike, por edhe këmbim përvojash mes vendeve anëtare dhe zhvillimin e standarteve dhe teknologjive të reja nga kjo lëmi. Tani edhe ne mund të japim kontributin tonë por edhe të shfrytëzojmë përvojën e kolegëve tanë. Ky program, deri tani u dedikohej vetëm vendeve anëtare por është bërë përjashtim që edhe vendi ynë, si vend kandidat të bëhet anëtar aktiv.”- tha Damjan Mançevski, ministër i administratës.