Botë

Shqipëri, shkon në 17 numri i viktimave nga Covid 19

03.04.2020 17:23

Në Shqipëri ka ndërruar jetë pacienti i shtatëmbëdhjetë i prekur nga virusi Covid 19.

Bëhet fjalë për një 75 vjecar me disa sëmundje shoqëruese. Ndërkohë këtë të premte është regjistruar numri më i lartë i të prekurve në një ditë, 27 raste të reja.

Tirana vijon të kryesojë për nga numri i të prekurve ndërkohë që edhe në Shkodër janë regjistruar dy familje të prekura duke e cuar në 22 numrin e të prekurve atje. Pacientët e shëruar janë 89.

LULJETA NDOKA