Ora policore, Çulev: Më shumë policë në terren në fundjavë; MPB: 43 persona nuk e kanë respektuar ndalesën
Edhe gjatë kësaj fundjave ora policore do të fillojë prej orë 16:00...

Ndryshimi nga java e kaluar është se do të shtohet numri I policëve në terren informoi Ministri i punëve të brendëshme Naqe Çulev.
Kjo sepseë fundjavën e kaluar u rregjistrua numër i madh i shkeljes së masës ndalesë për lëvizje. Qeveria po diskuton edhe mundësinë që të vërë në përdorim dronë për të ndjekur së qytetarëve për respektimin e masës ndalesë për lëvizje.
“Fundjavën e kaluar konstatuam për 70 deri më 80 % mosrespektim të masës ndalesë për lëvizje .Shpresojmë se këtë fundjavë , qytetarët do të tregojnë vetëdije më të lartë dhe do ta respektojnë masën për ndalesë në lëvizje që ngelet në atë periudhë kohore prej orës 16 :00. I informoj se pjestarët e policosë do të jenë të angazhuar në numër më të madh me qëllim të respektohet masa, ndalesë për lëvizje”, u shpreh ministri i punëve të brendëshme Naqe Çulev.
Mbrëmjen e kaluar 43 qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, 27 prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të procesuohen masa adekuate. Është shtuar edhe numri I personave në Karantinë shtetërore, aktualisht janë 2003 persona, të vendosur në 21 objekte.
Hapja e karantinave shtetërore nuk po kalon pa reagimin e banorëve të tjerë që jetojnë aty pranë, por edhe vetë të karantinuarit, ankohen të pakënaqur nga fakti që mosdalja e tyre nga objektet , sigurohet në mënyrë të rreptë.
Në 24 orët e fundit, 91 personave u janë dhënë vendime për izolim, 23 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Në kontrollet e bëra tek personat në izolim dhe vetizolim, vetëm një person nuk është gjetur në shtëpi.
MPB ka pranuar ndërkohë një donacion nga Sllovenia, prej 100 mijë maskave dhe 100 mijë dorezave, të dedikuara për pjestarët e shërbimeve policore në vlerë prej 110 mijë euro.
FLORIE BELULI KAMBERI
