Maqedoni
Historianët: Historia ballkanike u shkrua nga politika
12.10.2014 14:51
Projekti Shkupi 2014, mbushi kryeqendren me skulptura e përmendore. Ato tregojnë një pjesë të historisë të vetëm një etniteti...

Projekti Shkupi 2014, mbushi kryeqendren me skulptura e përmendore. Ato tregojnë një pjesë të historisë të vetëm një etniteti, por edhe si të tilla, ato janë kontraverse edhe brenda vetë etnitetit që i ka vendosur.
Por në Ballkan, e sidomos në vendet e ish jugosllavisë, historia kuptohet si pjesë për mbijetesë, dhe jo për të treguar ngjarjet e shkuara.
Historianët dhe ekspertët shqiptarë thonë se historia ballkanike shkruhet nga politikanët dhe jo nga historianët.
Si e tillë, ajo tregon për rrethanat ideologjike të kohës kur shkruhet, duke anashkaluar faktet historike.
Dhe pothuajse të gjitha vendet në Ballkan kanë nevojë për rishqyrtim të historisë së shkruar të tyre por kjo barrë duhet të jetë mbi supet e historianëve dhe intelektualëve dhe jo të politikës.
“Historia është shkruar në diktatin e historisë Serbo - madhe e cila jo vetëm shqiptarëve por edhe gjith popujve t ish-Jugosllavisë iu ka imponuar disa stereotipe , të cilat janë të dëmshme. Ato duhet të korigjohen, nuk duhet bërë kta ndyshime me fushata politike por shkencore”, shprehet historiani Jusuf Buxhovi.
Ndërkoh publicisti Emin Azemi thotë se duhet lënë një distanc më e gjatë kohore që gjërat të sqarohen më mire, pasi hisoria nuk shkruhet me nxitim.
“Historia mund të rishikohet nga njerez kompetent jo nga politika kjo ështe para e dyta duhet te lihet një distanc më e gjatë kohore , ne nuk guxojmë që gjërat që janë të freskëta të meremi me ato gjëra. Mendoj se historia e shqiptarëve në ballkan duhet të shikohet në mënyre itegrale mendoj se duhet të egzistoj një histori integrale te shqiptarët”, shprehet publicisti Emin Azemi.
Debatet aktuale rreth rishikimit të historisë po shtohen gjithnjë e më tepër jo vetëm për shkak të skulpturave me figura kontraverse që mbijnë brenda natës në Shkup por edhe për shkak të të pavërtetave historike në librat shkollorë.
Po duket se në Maqedoni historia edhe pak kohë do të vazhdojë të shkruhet nga politika dhe vërtetësitë e të vërtetave historike do të mbeten për një brez tjetër banorësh.
MEMEDALI JUSUFI
