Sasoli përgjigje kryeparlamentarëve: Së bashku mund ta përballojmë krizën me Covid 19
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në përgjigjen ndaj letrës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor...

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli në përgjigjen ndaj letrës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor, thekson se Bashkimi Evropian është duke kërkuar mënyra se si t’i kyç vendet e Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e tij për ballafaqim me pandeminë me KOVID-19.
Problemet globale nuk mund të kenë zgjidhje nacionale dhe në shumë mënyra, kjo pandemi e Koronavirusit është test për solidaritetin tonë evropian.
Institucionet e BE-së vepruan mirë dhe prezantuan një front unitar në propozimin e zgjidhjeve evropiane – zgjidhje të bazuara mbi solidaritetin dhe që synojnë mos i lënë pas vetes vendet më të lëndueshme.
Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe përcaktimi i tij evropian është i padyshimtë.
Prandaj, tërësisht pajtohem kur do të thoni se të gjitha masat e ndërmarra në nivel evropian duhet t’i përfshijnë vendet tuaja dhe nëse asgjë tjetër, mos shkaktojnë pasoja negative mbi përpjekjet tuaja në ballafaqimin me pandeminë COVID.
Jeni të sigurt se BE është duke kërkuar mënyra për të kyçur rajonin tuaj në mekanizmat e veta të rezistimit.
Si Kryetar i Parlamentit Evropian, ju siguroj në mbështetjen time të plotë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira që të jeni të mbrojtur nga pasojat negative të kësaj krize.
Miqtë e mirë e shfaqin dashurinë e vet në kohë vështirësie, jo vetëm në kohë lumturie. Kjo është kohë e solidaritetit dhe rajoni juaj duhet të jetë i përfshirë.
Nëse mbesim të bashkuar, mund të dalim më të fuqishëm nga kriza, thuhet në letrën e Sasolit.
