Botë

Për dy javë në SHBA rreth 10 milionë persona kanë mbetur pa punë

03.04.2020 20:57

Gjendja në SHBA, ku pritet numri i rasteve pozitive të tejkalojë 250.000...

Gjendja në SHBA, ku pritet numri i rasteve pozitive të tejkalojë 250.000, ka probleme shtesë me atë që vetëm për dy javë pa punë kanë mbetur 10 milionë njerëz.

Numri i personave të cilët kanë mbetur pa punë këtë javë tejkaloi 6,6 milionë, që është dyfish më shumë në krahasim me javën e kaluar kur kur punën e kanë humbur 3,3 milionë persona, sipas të dhënave të institucioneve kompetente.

Pothuajse 10 milionë amerikanë në këto dy javë janë paraqitur për ndihmë për të papunë që është një numër më i madh në historinë e re.

Sipas Xhosh Lipski nga Qendra e Pavarur Hulumtuese në Uashington, ekonomia amerikane lëvizte me një shpejtësi më të madhe, ndërsa menjëherë u ul dhe miliona punëtorë mbetën pa punë./mia